Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bëhet shpërndarja e teksteve shkollore të reja për arsimin fillor

Bëhet shpërndarja e teksteve shkollore të reja për arsimin fillor

 

Bëhet shpërndarja e  teksteve shkollore të reja  për arsimin fillor

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton  se gjatë ditës së djeshme filloi shpërndarja e teksteve shkollore  të reja për klasën e parë, dytë, të katër dhe të pestë në arsimin fillor.

 

Deri në fund të këtij muaji do të përfundojë shpërndarja e 70% e teksteve shkollore për këto klasë. Bëhet fjalë për tekste krejtësisht të reja, të përgatitura  në përputhje me programet e  reja mësimore, dhe ato do t`i zëvendësojnë materialet mësimore   cilat i përdorin nxënësit më të vegjël ndërsa e përpunojnë  materialin për tremujorin e parë.

 

Menjëherë pas botimit dhe dorëzimit të teksteve shkollore për arsimin fillor, vazhdon botimi i  disa teksteve të reja për arsimin e mesëm profesional.

 

Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në plan-programet e reja mësimore dhe tekstet shkollore, sepse ky është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, gjegjësisht për  procesin edukativo  arsimor.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar