Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi Shaqiri-Bun: Franca është aleate e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut në afrimin e vlerave arsimore europiane

Takimi Shaqiri-Bun: Franca është aleate e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut në afrimin e vlerave arsimore europiane

 

Takimi  Shaqiri-Bun: Franca është aleate e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut në afrimin e vlerave arsimore europiane

 

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, sot në rezidencën e Ambasadës së Francës në Shkup, realizoi takim pune  me sekretaren shtetërore franceze për Europë, znj. Lorans  Bun dhe përfaqësuesin diplomatik në vend, z. Siril Bomgartner.

 

Bashkëbiseduesit gjatë takimit diskutuan për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm në fushën e arsimit, me ç`rast ministri Shaqiri falënderoi Qeverinë dhe popullin francez për mbështetjen të cilën na ofron në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

 

- Franca është aleate e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut në përafrimin e vlerave arsimore europiane. Krahas mbështetjes që marrim në zbatimin e reformave, me sekretaren  shtetërore  znj. Bun dhe ambasadorin  Bomgartner, diskutuam edhe për mësimin e gjuhës frenge në të gjitha nivelet e arsimit, forcimin e saj në procesin arsimor, sepse gjuha është një udhërrëfyes që më së miri mund të sjellë dy kultura dhe tradita të ndryshme, theksoi Shaqiri.

 

Bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve u konfirmua së fundi në Panairin e Studimeve në Francë, ku tradicionalisht një numër i madh i institucioneve të arsimit të lartë nga Republika Franceze prezantojnë programet e tyre dhe përmes të cilit një numër i madh i studentëve nga Maqedonia e Veriut  vendosin të vazhdojnë shkollimin në një nga vendet më të zhvilluara të Europës.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar