Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Shkenca është motor i praktikës

Shaqiri: Shkenca është motor i praktikës

 

Shaqiri: Shkenca është motor i praktikës

 

 

Marrëdhëniet e ndërsjella midis shkencës dhe shoqërisë janë të padiskutueshme. Ndryshimet në shoqëri udhëhiqen nga njohuritë në shkencë, mirëpo njëkohësisht  disa sfida shoqërore  mbeten ende pa përgjigje nga shkenca. Duke u nisur nga pohimi se prodhimi dhe roli i dijes duhet kuptuar si një reciprocitet midis shoqërisë, kulturës dhe shkencës, kjo konferencë synon të kontribuojë në afirmimin e njohurive të reja për një bashkim të tillë.

 

Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e tij në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane dhe Sociale dhe Arteve, organizuar nga Universiteti Shtetëror në Tetovë.

 

-Më lejoni, të  shpreh mirënjohjen time të madhe deri te  Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe udhëheqësia  për kontributin e deritanishëm në zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencës, për edukimin e një numri të madh të kuadrove, si dhe për ndërtimin e një shoqërie funksionale dhe për t`iu uruar edhe shumë suksese e arritje në të ardhmen që do të jenë rast për festime të reja, potencoi Shaqiri.

 

Kongresi, në të cilin do të prezantohen 315 punime shkencore nga 485 ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, na jep të drejtën të themi se Universiteti për një periudhë  shumë të shkurtër është vendosur si një nga institucionet lider të arsimit të lartë në vend, në zhvillimin  e mendimit shkencor dhe arsimit të lartë, gjegjësisht është  njëri nga drejtuesit  në bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe në mobilitetin e kuadrit  shkencor dhe studentëve.

 

-Viteve të fundit, arsimi i lartë është fokusuar drejt  nevojave të studentëve dhe drejt zhvillimit të shoqërisë. Me implementimin e metodave  dhe praktikave të reja  të harmonizuara të të mësuarit, ne sjellim një dimension krejtësisht të ri në proceset arsimore dhe ato i përshtasim me trendet bashkëkohore. E gjithë kjo është e ndërlidhur ngushtë edhe me kërkimin dhe vendin e shkencave sociale, humane  dhe krijuese, të cilat duhet të vazhdojnë të luajnë një rol jetik, duke i dhënë thellësi jetës sonë dhe duke na mundësuar të kuptojmë dhe të veprojmë në një botë e cila vazhdimisht ndryshon.

 

Është e pakontestueshme që shkenca është motor  i praktikës, shtyllë  pa të cilin provat dhe arritjet shkencore e bëjnë të pamundur çdo përparim.

 

Ministri në fjalën e tij para të pranishmëve, përmendi investimet në veprimtaritë  shkencore dhe veprimtaritë shkencore-kërkimore, gjegjësisht mjetet për projekte kërkimore-shkencore të institucioneve publike shkencore me interes për vendin  dhe qytetarët, si dhe mjete për zhvillimin e burimeve laboratorike në të gjitha fakultetet në vlerë të përgjithshme prej rreth 4 milionë euro, siç është Ligji për Arsimin e Lartë, i cili u hartua përmes një qasjeje inkluzive me pjesëmarrjen e të gjithë pjesëmarrësve.

- Mbështetjen financiare që e jep një shtet për zhvillimin e arsimit i motivon brezat e rinj që t`i përkushtohen studimeve si dhe krijon kthim pozitiv për zhvillimin e vetë shoqërisë, shtoi ministri para të pranishmëve në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane,Sociale dhe Arteve.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar