Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Edhe në kushte krize, nevojat e studentëve mbeten prioriteti ynë

MASH: Edhe në kushte krize, nevojat e studentëve mbeten prioriteti ynë

 

MASH: Edhe në kushte krize, nevojat e studentëve mbeten prioriteti ynë

 

 

Edhe në kushte  të krizës botërore nevojat e studentëve janë prioritet për MASH-in dhe Qeverinë. Pas takimit të djeshëm në të cilin ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski pritën përfaqësuesit e studentëve në Kuvend për t`i ndëgjuar nevojat e studentëve, nga sot MASH fillon komunikimin aktiv me përfaqësuesit e sindikatat studentore me të cilat do të punojnë për  sistem të përbashkët të gjetjes së zgjidhjeve për sfidat e treguara.

 

Dje në tryezën e përbashkët  futëm kërkesat, propozimet dhe mundësitë  , duke treguar kështu se dyert e Kuvendit dhe institucioneve të tjera janë gjithmonë të hapura për bashkëpunim ndrësa ne si përfaqësues të institucioneve në vendin tonë demokratik jemi gjithmonë në dispozicion për bashkëpunim të përbashkët të  krijimit të politikave. Unë Do të jem në komunikim të vazhdueshëm me grupin  punës dhe ata do të jenë pjesë e ekipit me të cilin do të punojmë së bashku – si për përzgjidhjen sistematike, dhe për kushte më të mira,  për të gjitha problemet e tjera që kanë studentët. Është mbajtur  mbledhje në të cilën është vendosur që në ndërkohë  po punohet në krijimin e zgjidhjeve sistematike dhe të përhershme, suvencionimin  e racionit  për studentë me çmim prej 120 denarë në ditë do të paguhet në mënyrë retroaktive deri në mars, thekson Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

 

Pas takimit treorësh të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetarit të Qeverisë Dimitar Kovaçevski me përfaqësuesit e studentëve, u vendos që të propozohet  Propozim-ligj të ri, i cili do të përfshijë kushtet e ligjit ekzistues nga viti 2021.

 

- Propozim-ligji do të jetë për  periudhë gjashtëmujore, që do të thotë në mënyrë retroaktive nga 15 shtatori dhe do të vazhdojë deri në mars dhe deri atëherë do të kemi  afat të respektimit të zgjidhjes së re sistematike që do të thotë që studentët të marrin suvencionimin  e racionit  të shëndetshëm  për studentë dhe do të  realizohet pagesa  në baza ditore.

 

Në këtë periudhë u dakorduam  në mënyrë retroaktive për vlerën që ishte deri më tani, me ndryshimet nga viti 2021 dhe në periudhën e ardhshme me zgjidhjen e sistemit, shuma do të jetë më e lartë. Dotëthotë , prej muajit  marsi do të jetë më i lartë, duke filluar nga 140 denarë apo sipas analizave tona deri në atë periudhë, thotë Ministri Shaqiri.

 

Në këtë mënyrë ne si Ministri së bashku me Qeverinë vetëm sa më tepër po e zgjerojmë edhe më shumë praktikën e bashkëpunimit të përbashkët në krijimin e politikave.

 

Nuk do të lejohet marrja e vendimeve në kundërshtim me kërkesat e studentëve . Ndërsa sa i përket kërkesës për përmirësimin e kushteve në konviktet e studentëve, MASH do të ndërhyjë duke intervenoj duke filluar nga aty ku është më urgjente.

 

Nga Banka Gjermane  për Politika Zhvillimore tanimë  janë marrë projekte me vlerë 24 milionë euro dhe pjesë e disa konvikte  për studentë  janë në faza të caktuara të përmirësimit. Në periudhën në vijim në bashkëbisedim me studentët do të bëhet  plan sipas nevojave  për udhëhqjen e buxhetit të ri.

 

Do të jemi në në komunikim aktiv – konstruktiv me studentët, dyert e institucioneve janë gjithmonë të hapura, dhe studentët do të mbeten të përfshirë në sjelljen e politikave.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


12/26/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar