Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Vendi i nxënësve është në bangat e shkollës,po punojmë intensivisht për të rritur sigurinë në shkolla

Vendi i nxënësve është në bangat e shkollës,po punojmë intensivisht për të rritur sigurinë në shkolla

 

Vendi i nxënësve është në bangat e shkollës,po punojmë intensivisht për të rritur sigurinë në shkolla

 

 

Mësimdhënia në shkollat ​​e mesme të Shkupit, ku ditëve të fundit ka pasur ndërprerje të herëpashershme, duhet të vazhdojë dhe udhëheqësit e shkollave, të cilët janë më përgjegjës për procesin  arsimor cilësor dhe të sigurt, sipas rregullave  ligjore pozitive, kanë për detyrë të gjejnë mënyrën dhe deri në fund të gjysëmvjetorit  të parë të kompensojnë orët e lëshuara.

 

Vendi i nxënësve është në bangat e shkollës dhe çdo ndërprerje e mësimit pengon zhvillimin e duhur të tyre. Për këtë arsye MASH, në koordinim me MPB, pushtetin lokal , drejtoritë e shkollave dhe disa organizata partnere vendore  dhe ndërkombëtare vazhdimishtë  punojnë në mbrojtjen e tyre duke rritur sigurinë në objektet shkollore.

 

Dënojmë çdo përpjekje për  dëmtimin e  procesit edukativo- arsimor të nxënësve. Krijimi i frikës dhe panikut tek të rinjtë dhe largimi i vëmendjes nga përgjegjësitë e përditshme të shkollës nënkupton dëmtimin e ardhmëris së shtetit. Shpresojmë që ,ata të cilët  në disa raste penguan punën e disa shkollave në Shkup së shpejti do të gjenden dhe do të sanksionohen në përputhje me rrethanat.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar