Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: këtë javë dhe javën në vazhdim botimi dhe dorëzimi i pjesës më të madhe të teksteve shkollore të reja për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta në të gjitha gjuhët mësimore

MASH: këtë javë dhe javën në vazhdim botimi dhe dorëzimi i pjesës më të madhe të teksteve shkollore të reja për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta në të gjitha gjuhët mësimore

 

MASH: këtë javë dhe javën në vazhdim  botimi  dhe dorëzimi i pjesës më të madhe të teksteve shkollore  të reja për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta në të gjitha gjuhët mësimore

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se këtë javë dhe javën e ardhshme do të botohen dhe dorëzohen pjesa më e madhe e teksteve shkollore  të reja për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë. Bëhet fjalë për mbi 20 tekste për të cilat nuk ka procedura ankimimi, sipas lëndëve mësimore në klasë të parë, të dytë, të katërt dhe të pestë edhe atë në të gjitha gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi në shkollat ​​fillore në vend gjegjësisht në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake.

 

Rikujtojmë  se përgatitja e tyre pasoi pas krijimit të programeve të reja mësimore për këto klasa, në përputhje me planin për reformën me faza të arsimit fillor. Ndërkohë, për nxënësit është bërë prokurimi i  materialeve  cilësore mësimore që mbulojnë materialin për tremujorin e parë, në mënyrë që  të mund të punojnë gjatë orëve dhe të përsërisin atë që kanë përvetësuar pas përfundimit të orëve.

 

MASH së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në përgatitjen e programeve të reja mësimore  dhe teksteve shkollore, sepse është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, gjegjësisht proces edukativo-arsimor.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar