Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / MASH ndanë grante për shkollat fillore dhe të mesme për të avancuar multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerancën

MASH ndanë grante për shkollat fillore dhe të mesme për të avancuar multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerancën

 

MASH ndanë grante për shkollat fillore dhe të mesme për të avancuar multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerancën

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Thirrje Publike për ndarjen e  granteve  për shkollat ​​fillore dhe të mesme publike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Aktivitetet që do të mbështeten me grant, mund të realizohen në mënyrë të pavarur në shkollat ku mësimi zhvillohet në disa gjuhë mësimore, ose në partneritet me një shkollë tjetër.

Grantet janë deri në 30.000,00 denarë dhe do të ndahen për gjithsej 95 shkolla, nga të cilat 70 shkolla fillore dhe 25 të mesme, ndërsa përzgjedhjen sipas renditjes do ta bëjë Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara, në pajtim me  kriteret e  caktuara.

Inkurajojmë shkollat ​​që të aplikojnë me projekte për aktivitete të përbashkëta mes nxënësve, të cilët realizojnë mësim në gjuhë të ndryshme mësimore.


Projektet duhet të synojnë promovimin e praktikave të mira për aktivitete 
ku përkujdesen  marrëdhëniet harmonike të bazuara në respektimin e dallimeve, duke ndërtuar një shoqëri multietnike dhe multikulturore që mundëson ndërtimin e institucioneve arsimore bashkëkohore, të suksesshme dhe efektive, të cilat do të promovojnë vlera multietnike dhe multikulturore, të individualizuara, qasje ndaj nxënësve, klimë emocionale pozitive dhe komunikim konstruktiv multidisiplinar në një mjedis shkollor të këndshëm dhe inkurajues.

Aplikimi zgjat deri më 9.12.2022, dhe aplikimi mund të bëhet në linkun e mëposhtëm Ms. Forms:

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=QSfKBfwhf06hy-c2FzfhPOEWDx3AtGNGpDA4x4JCZS5UN0gyT1BJVjVSUkJWRFI5TkE0UlpNUk8yQy4u

Për të aplikuar në Thirrjen Publike i cili gjendet në  MC Forms, është e nevojshme që shkollat ​​të kyçen me llogaritë zyrtare të përdoruesve të @ schools.mk.

 

Konkursi


11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar