Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR INSTRUMENT MUZIKOR TË BLERË PËR VITIN SHKOLLOR/AKADEMIK 2022/2023

KONKURS PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR INSTRUMENT MUZIKOR TË BLERË PËR VITIN SHKOLLOR/AKADEMIK 2022/2023

 

Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe  51/11 dhe Gazetës Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19 dhe  110/19) dhe nenit 3 të Ligjit për mbështetjen e të rinjve gjatë blerjes së instrumenti  muzikor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 113/18) Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall

 

KONKURS

PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR INSTRUMENT MUZIKOR TË BLERË PËR VITIN SHKOLLOR/AKADEMIK 2022/2023

 

 

Ministria bën kthimin e një pjese të  paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të  rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilën realizohen plane dhe programe për art muzikor dhe në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e studentëve të rregullt të regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë ku realizohen programet studimore nga fusha e muzikës.

 

I. INFORMATA QË I REFEROHEN NXËNËSVE TË RREGULLT TË REGJISTRUAR NË SHKOLLAT E MESME PUBLIKE NË TË CILAT REALIZOHEN PLANET DHE PROGRAMET E ARTIT MUZIKOR

 

Të drejtën e kthimit  të mjeteve e fitojnë nxënësit të cilët i  plotësojë kushtet në vazhdim:

 

1.      Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

2.      Të jenë nxënës të rregullt në vitin e katërt në shkollat e mesme shtetërore ku realizohen planet dhe programet për art muzikor,

3.      Të kanë arritur sukses së paku shumë mirë në vitin e parë, të dytë dhe të tretë nga arsimi i mesëm.

4.      Të kenë notë shkëlqyeshëm pesë (5.00) në lëndën mësimore në instrumentin ku konkurrojnë për kthim të mjeteve në vitin e parë, të dytë dhe tretë nga arsimi i mesëm,

5.      Të posedojnë së paku një çmim në gara muzikore ose të kenë marrë pjesë së paku në shfaqje publike (koncert të pavarur, recital, gjysmë recital, ose performancë solistike me ansambël),  në dy vitet aktuale ose të mëparshme shkollore dhe

6.      Të ardhurat e përgjithshme mujore të prindërve – kujdestarëve  të nxënësit, të jenë më pak se katër paga mesatare të paguara mesatare për punonjës për tre muajt e fundit, të përcaktuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

 

Dokumentet e nevojshme:

1.           Kërkesë për kthimin e mjeteve (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitje të Konkursit)

2.           Certifikatë të shtetësisë;

3.           Vërtetim për nxënës të rregullt të regjistruar në vitin e katërt të shkollës së mesme publike ku realizohen plane dhe programe për artin muzikor;

4.           Kopje të certifikatave të viteve të mëparshme shkollore në arsimin e mesëm;

5.           Deklaratë e gjendjes familjare të nxënësit (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitje të Konkursit);

6.           Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të nxënësit dhe prindërve të tij – kujdestarëve, me të cilën pajtohe Ministria në detyrë zyrtare i siguroi dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim (mostër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitje të Konkursit);

7.           Për nxënësit prindërit e të cilit janë të shkurorëzuar dorëzohet dëshmi për shkurorëzim dhe nëse kandidatit pranon alimentacion e njëjta të paraqitet si e ardhur mujore;

8.           Vërtetim për pagën e realizuar të prindërve/kujdestarëve për muajin e fundit para shpalljes së Konkursit ose në qoftes për këtë muaj nuk është  bërë pagesa e pagës atëherë të dorëzohet vërtetim i pagës së  fundit (për prindërit/kujdestarët e punësuar në institucionet shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për pagë, si dhe të verifikohet deklaracion për pranimin e pagës;

9.           Certifikatë nga Drejtoria për të Ardhurat Publike, për të ardhurat të realizuara me baza të ndryshme për vitin e mëparshëm ( të ardhura nga veprimtari të pavarur, të ardhura nga kryerja e veprimtarive bujqësore të ardhura nga prona dhe të drejtat pronësore të ardhura kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese si dhe të ardhura të tjera) për nxënësin dhe prindërit e tij / kujdestarët

10.        Për prindërit/ kujdestarët  e pensionuar dorëzohet dokument për shumën e pensionit- çekun;

11.        Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dorëzohet Aktvendim ose çeku i fundit;

12.        Vërtetim se nuk janë të punësuar ose pranojnë / nuk pranojnë kompensim për të dy prindërit/ kujdestarët e kandidatit veçmas nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe

13.        Shpërblimet nga garat muzikore dhe shfaqjet publike të cilat dorëzohen si dëshmi në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.

 

 

Informacione shtesë:

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës formon komision për shqyrtimin e kërkesave të nxënësve dhe përcaktimin e plotësimit të kushteve të këtij ligji, i përbërë nga tre anëtarë nga Ministria, dy anëtarë nga radhët e mësimdhënësve në shkollat ​​e mesme shtetërore në të cilat realizojnë plane dhe programe për art muzikor, dhe dy anëtarë të ekspertëve të theksuar në fushën e artit muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Dokumentet me kërkesën për kthim të mjeteve, Kandidatët duhet të dorëzojnë në:

 

Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me etiketim “Konkurs për kthim të mjeteve për instrument muzikor të blerë nga nxënës i rregullt i regjistruar në shkollën e mesme publike në të cilën realizohen plane dhe programe për artin muzikor”

 

rr. Shën Qirili dhe Metodi nr. 54

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

 

Informata më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merrni nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Antoneta Manevska, antoneta.manevska@mon.gov.mk

 

Afati për parashtrimin e aplikimeve është 60 ditë nga shpallja e konkursit

 

II. INFORMATA QË I REFEROHEN STUDENTËVE TË RREGULLT TË REGJISTRUAR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË KU REALIZOHEN PROGRAMET STUDIMORE NË FUSHËN E MUZIKËS

 

Të drejtën e kthimit  të mjeteve e fitojnë studentët të cilët i  plotësojë kushtet në vazhdim:

1.               Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

2.               Të jenë studentë të rregullt me semestër të vërtetuar në vitin e dytë, tretë dhe katërt në institucionet e larta arsimore ku realizohen programet studimore nga lëmia e muzikës;

3.               Të mos kenë shfrytëzuar më parë  mjete për instrument muzikor të blerë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;

4.               Të kenë arritur sukses mesatar prej së paku tetë (8,00) gjatë viteve të mëparshme;

5.               Të kenë notën dhjetë (10.00) për lëndën kryesore, ndërsa studentët e regjistruar në teorinë e  muzikës dhe pedagogji të kenë notën dhjetë (10.00) në lëndën e pianos

6.               Të posedojnë së paku një shpërblim në gara muzikore ose konkurs , ose të kenë marrë pjesë së paku në një shfaqje publike (koncert solo, recital, gjysmë recital ose performancë solistike me ansambël)  dhe

7.               Të ardhurat totale mujore të prindërve – kujdestarëve  të studentit, të jenë më pak se katër paga mesatare të paguara mesatare për punonjës për tre muajt e fundit, të përcaktuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Dokumentet e nevojshme:

 

1.               Kërkesë për kthimin e mjeteve (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitje të Konkursit)

2.               Certifikatën e shtetësisë;

3.               Vërtetim se është student i rregullt i regjistruar në vitin e dytë, tretë dhe katërt në institucionet e larta arsimore ku realizohet programi studimor nga lëmia e muzikës

4.               Certifikatë me numrin e provimeve të parapara dhe provimet e dhëna nga vitet e mëparshme dhe Formularin “CPP” të vërtetuar;

5.               Deklaratë për gjendjen familjare të studentit (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitje të Konkursit);

6.               Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale të studentit dhe prindit-kujdestarit , ku pajtohen që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të siguroj dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet e caktuara me të cilët ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitje të Konkursit);

7.               Për studentët prindërit e të cilit janë të shkurorëzuar dorëzohet dëshmi për shkurorëzim dhe nëse studenti pranon alimentacion e njëjta të paraqitet si e ardhur mujore;

8.               Vërtetim për pagën e realizuar të prindërve/kujdestarëve për muajin e fundit para shpalljes së Konkursit ose në qoftëse për këtë muaj nuk është  bërë pagesa e pagës atëherë të dorëzohet vërtetim i pagës së  fundit (për prindërit/kujdestarët e punësuar në organet shtetërore dhe publike  vërtetimin e pagës të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit/kujdestaret të punësuar në kompani private të dorëzohet vërtetim i pagës dhe deklaracion për pranimin e pagës);

9.               Certifikatë nga Drejtoria për të Ardhurat Publike, për të ardhurat të realizuara me baza të ndryshme për vitin e mëparshëm ( të ardhra nga veprimtari të pavarur, të ardhura nga kryerja e veprimtarive bujqësore të ardhura nga prona dhe të drejtat pronësore të ardhura kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese si dhe të ardhura të tjera) për studentin dhe prindërit e tij / kujdestarët ;

10.    Për prindërit/ kujdestarët  e pensionuar dorëzohet dokument për shumën e pensionit- çekun;

11.   Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dorëzohet Aktvendim ose çeku i fundit;

12.   Vërtetim se nuk janë të punësuar ose pranojnë / nuk pranojnë kompensim për të dy prindërit/ kujdestarët e kandidatit veçmas nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut

13.   Shpërblimet nga garat muzikore dhe shfaqjet publike të cilat dorëzohen si dëshmi në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.

 

Informacione shtesë:

 

Ministri formon komision për shqyrtimin e kërkesave të pranuara të studentëve dhe përcaktimin e plotësimit të kushteve të këtij ligji, i përbërë nga tre anëtarë nga Ministria, dy anëtarë nga radhët e profesorëve në institucionet shtetërore të arsimit të lartë ku realizohen programe studimore në fushën e muzikës, dhe dy anëtarë të ekspertëve të theksuar në fushën e artit muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Dokumentet me kërkesën për kthim të mjeteve, Kandidatët duhet të dorëzojnë në:

Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me etiketim “Konkurs për kthim të mjeteve për instrument muzikor të blerë nga student të rregullt të regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë ku realizohen programe studimore të muzikës”

 

rr. Shën Qirili dhe Metodi nr. 54

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

 

Informata më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merrni nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ajten Ilazi, ajten.iljazi@mon.gov.mk

 

Afati i fundit për parashtrimin e aplikimeve është 60 ditë nga shpallja e konkursit

 

Lajme dhe Ngjarje


11/24/2024

11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar