Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH digjitalizoi procedurën për njohjen e diplomave të huaja dhe kualifikimeve arsimore, nga nesër parashtrimi i dokumenteve vetëm në mënyrë elektronike

MASH digjitalizoi procedurën për njohjen e diplomave të huaja dhe kualifikimeve arsimore, nga nesër parashtrimi i dokumenteve vetëm në mënyrë elektronike

 

MASH  digjitalizoi  procedurën për njohjen e diplomave të huaja dhe kualifikimeve arsimore, nga nesër parashtrimi  i dokumenteve vetëm në mënyrë elektronike

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se personat që kanë nevojë për njohje të diplomave dhe kualifikimeve arsimore të huaja nga data 4 nëntor 2022 do të mund ta përdorin këtë shërbim ekskluzivisht në mënyrë elektronike.

Parashtrimi i kërkesës për nostrifikimin/ekuivalentimin e kualifikimeve arsimore të fituara jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme në përputhje me rregulloret ekzistuese ligjore, do të bëhet përmes portalit www.e-uslugi.mon.gov.mk.

Softueri i përgatitur në prapavijë (sfond)  mundëson menaxhimin elektronik dhe zgjidhjen e lëndëve nga komisionet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në këtë mënyrë konsiderueshëm shkurtohet  koha, por edhe shpenzimet  e bëra  gjatë përdorimit të këtij shërbimi.

Procesi i digjitalizimit të arsimit dhe shërbimeve arsimore do të vazhdojë të jetë një nga synimet prioritare në përcaktimet programore të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa me qëllim të modernizimit  dhe integrimit të sistemit arsimor kombëtar në hapësirën arsimore evropiane. Në të ardhmen do të digjitalizohen edhe një sërë shërbimesh të tjera dhe për këtë opinioni do të njoftohet  me kohë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar