Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Unionit të shkollave të mesme të Gostivarit, në të cilën është diskutuar për interesat e të rinjve, problemet me të cilat ballafaqohen gjatë shkollimit, përmisimin e standardit të nxënësve dhe infrastrukturës arsimore
- Na gëzon fakti, se të rinjtë gjithnjë e më shumë kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre , idetë e tyre. Sot me nxënës të shkollave të mesme të komunës së Gostivarit diskutuam për procesin e arsimit, interesat e tyre. Përfaqësuesit shprehën numër të madh propozimesh dhe idesh lidhur me reformat në arsimin e mesëm, një pjesë e tyre tashmë janë planifikuar dhe do të inkorporohen në Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, deklaroi Shaqiri.
Ju bëj thirrje, u shpreh Ministri të gjithë nxënësëve të shkollave të mesme në vend që të përfshihen në mënyr atkive në procesin e reformimit të arsimit të mesëm dhe të shprehin idetë dhe mendimet e tyre për përmirësimin e procesit arsimor.
- Të rinjtë janë e ardhmja e vendit tonë dhe vetëm përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në krijimin e politikave arsimore mund të shpresojmë në krijimin e arsimit në përputhje me trendet botërore, shtoi Shaqiri.