Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ministria e Arsimit dhe Shkencës: shkollat ​​duhet të mbeten një mjedis i sigurt për të rinjtë, ndërprerjet në mësim nuk kontribuojnë në zhvillimin e duhur të tyre

Ministria e Arsimit dhe Shkencës: shkollat ​​duhet të mbeten një mjedis i sigurt për të rinjtë, ndërprerjet në mësim nuk kontribuojnë në zhvillimin e duhur të tyre

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës: shkollat ​​duhet të mbeten një mjedis i sigurt për të rinjtë, ndërprerjet në mësim nuk kontribuojnë në zhvillimin e duhur të tyre

 

 

Shkollat ​​janë dhe do të mbeten një mjedis në të cilin nxënësit do të ndihen të sigurt dhe do të zhvillojnë potencialin e tyre përmes realizimit të qetë dhe cilësor të procesit arsimor. Ky është thelbi i ekzistencës së institucioneve arsimore dhe MASH dënon çdo përpjekje për të penguar dhe ndërprerë mësimin, për të larguar nxënësit dhe mësuesit nga realizimi i mësimeve ditore, pra nga detyrat e punës dhe krijimi i shqetësimeve të panevojshme për sigurinë e tyre në klasa.

 

Bëjmë apel deri tek udhëheqësitë e shkollave që të rrisë nivelin e sigurisë në objektet shkollore dhe të vazhdojnë me organizimin e procesit arsimor. Vetëqeverisjet lokale nën kompetencat e të cilave janë shkollat ​fillore komunale dhe shkollat e mesme publike, MASH dhe MPB gjithmonë dalin në ndihmë kur nevojitet mbështetje shtesë, sepse të gjithë veprojmë në drejtim të mbrojtjes së interesave të nxënësve dhe të rinjve në përgjithësi.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dënon veprimet e subjekteve që penguan punën e disa shkollave të mesme në kryeqytet gjatë ditëve të fundit. Shpresojmë që së shpejti të gjenden dhe të sanksionohen nga autoritetet përkatëse.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar