Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS për ndarjen e bursave për katër kategori - për nxënësit Rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

KONKURS për ndarjen e bursave për katër kategori - për nxënësit Rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

 

Në  bazë të nenit  55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe  51/11) dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe  110/19), neni 54 paragrifi 3 të Ligjit për Standard të Nxënësve  “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18,dhe 20/19 ), Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20) ndrërsa në pajtim me Vendimin për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën  e bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollorë 2022/2023 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.  195/20 dhe 253/20) dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e bursave  për nxënësit Rom   të shkollave të mesme publike dhe private  në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023nr. 19-130372/2 nga 27.10.2020  Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:  

 

 

 


KONKURS

për ndarjen  e bursave  për katër kategori -  për nxënësit Rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat  e  mesme  publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

 

 

         Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2022 /2023 ndanë 920 (nëntëqind e njëzet ) bursa për katër kategori për nxënësit Rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat  e mesme  publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

            Në vitin shkollor 2022/23 ndahen gjithsej 920 (nëntëqind e njëzet) bursa për nxënësit  Rom të  shkollave të mesme për  pesë kategori:

 

 1. Në kategorinë e parë, ndahen  gjithsej 270 bursa  për nxënësit  Rom  të shkollave  të mesme për vitin shkollor  2022/23 në shumë  prej 2,200,00 denarë në muaj për  nxënës , të cilët  kanë arritur   sukses prej  4,50 deri  5,00 në vitin e fundit shkollor;

 2.         Në kategorinë e dytë ndahen 320 bursa për nxënësit  Rom  të shkollave  të    mesme për vitin shkollor  2022/23 në shumë  prej 1.500,00 denarë në muaj për  nxënës ,për të cilët  kanë arritur   sukses prej  3.50 deri  4.49 në vitin e fundit shkollor;

Во третата категорија се доделуваат 180 стипендии за средношколци Роми за учебната 2022/2023 година во висина од 1.200,00 денари месечно по ученик, а кои постигнале успех од 3.00 -  3.49 во последната учебна година;

3.  Në kategorinë e tretë ndahen 180 bursa për nxënësit  Rom  të shkollave  të mesme për vitin shkollor  2022/3 në shumë  prej 1.200,00 denarë në muaj për  nxënës , të cilët  kanë arritur   sukses prej  3.00 deri  3.49 në vitin e fundit shkollor;

 

                 4. Në kategorinë e katërt  ndahen 150 bursa për nxënësit  Rom  të shkollave  të mesme për vitin shkollor  2022/23 në shumë  prej 800,00 denarë në muaj për  nxënës  me nevoja të veçanta për  të cilët  kanë arritur   sukses  prej 2.00-2.99  në vitin e fundit shkollor;

 

I. KRITERET PËR NDARJEN E   BURSËS

 

Për nxënësit Rom - kategoria e  parë, dytë, tretë, katërt  bursat do të ndahen sipas kritereve në vazhdim:

 

1) Nxënësi të jetë i regjistruar në shkollë të mesme publike ose private

2) Nxënësi të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut

3) Nxënësi të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër 

4) Nxënësi duhet të ketë sjellje shembullore

5) Nxënësi të jetë pjesëtar i bashkësisë Rome.

 

При селекцијата на стипендии за прва, втора, трета и четврта категорија предност имаат кандидатите кои имаат повисок општ успех од оцените.

Përparësi  gjatë përzgjedhjes do t`u jepet kandidatëve me sukses të përgjithshëm më të lartë në secilën kategori.

 

I. MËNYRA DHE AFATI I REGJISTRIMIT

 

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit  duhet të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe ja bashkangjesin dokumentacionin e nevojshëm në http://e-uslugi.mon.gov.mk,ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë Fletëparaqitje në letër (listën evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës  të datës 28.10.2022 deri më 13.11.2022, prej ora 08-16.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim:

1. Kërkesë për bursë (i publikuar së bashku me konkursin në  www.mon.gov.mk);

 2. Aplikimi origjinal (jo kopje) për bursa për nxënësitë e shkollave të mesme  romë (publikuar së bashku me konkursin www.mon.gov.mk);

3. Vërtetim origjinal se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2022/2023;

 4. Kopje e dëftesës të vertetuar në noter  për vitin e fundit shkollor të shkollimit;

 5. Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër (e publikuar së bashku me konkursin në www.mon.gov.mk);

6. Deklaratë e kandidatit se është antarë i bashkësisë etnike rome (e publikuar së bashku me konkursin në www.mon.gov.mk);

7. Kopje e certifikatës së shtetësisë së R. Maqedonia e Veriut;

8. Pëlqimi për shfrytëzimin e të dhënave personale;

9.  Kopje  e llogarisë  të transaksionit nga banka në emër të nxënësitë.

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin në vijim:

 

Vërtetim  të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

-Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe  i dorëzuar pas afatit.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 28.11.2022 në faqen e internetit të Ministrisë

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën  10.12.2022 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

 

 

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është e shënuar për secilën kategori veçmas edhe atë:

 

Kategoria e parë: bursë për nxënësit me sukses prej 4.50  5.00

 Kategoria e parë e bursës përfshinë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt ndërsa, tregojnë rezultate të shkëlqyera prej 4.50  5.00. Në këtë kategori të bursave për vitin shkollor 2022/23 do të ndahen gjithsej 270 bursa. Shuma e bursës për kategorinë e parë është 2,200.00 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

Kategoria e dytë : bursë për nxënësit me sukses prej 3.50 4.49

 Kategori e dytë e bursës përfshinë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt ndërsa, tregojnë rezultate shumë të mira  prej 3.50 - 4.49. Në këtë kategori të bursave për vitin shkollor 2022/23 do të ndahen gjithsej 320 bursa Shuma e bursës për kategorinë e dytë  është 1,500.00  denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

Kategoria e tretë  : bursë për nxënësit me sukses prej 3.00 до 3.49

Kategoria e tretë e bursës do ti përfshijë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt, ndërsa tregojnë rezultate të mira prej  3.49. Në këtë kategori për vitin shkollor 2022/2023 do të ndahen gjithsej 180 bursa.  Shuma e bursës për kategorinë e tretë   është 1,200.00 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

 

Kategoria e katërt Bursë motivuese për nxënësit me mesatare prej  2.00 2.99

Kategoria e katërt do të përfshijë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt, ndërsa në vitin e mëparshëm shkollor kanë arritur sukses të përgjithshëm prej 2.00- 2.99. Në këtë kategori për vitin shkollor 2022/2023 do të ndahen gjithsej 150 bursa.  Shuma e bursës për kategorinë e pestë është 800,00 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.

 

Bursat të cilat janë dedikuar për  pesë kategoritë, mirëpo  të cilat nuk janë ndarë mundë  të barten në kategoritë  tjera , të shënuara në Konkurs.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/17/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar