Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 100 (njëqind) bursave për nxënës të talentuar nga arsimi i mesëm në fushat e shkencave natyrore dhe teknike nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

Konkurs për ndarjen e 100 (njëqind) bursave për nxënës të talentuar nga arsimi i mesëm në fushat e shkencave natyrore dhe teknike nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

 

Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 226/22), dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 100 (njëqind) bursave për nxënës të talentuar nga arsimi i mesëm në fushat e shkencave natyrore dhe teknike nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023  nr. 19-13002/1 të datës 13.11.2022  Ministria e Arsimit dhe Shkencës  shpall

 

K O N K U R S

Për ndarjen e 100 (njëqind) bursave për nxënës të talentuar nga arsimi i mesëm në fushat e shkencave natyrore dhe teknike nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2022/2023 ndan 100 (njëqind) bursa për nxënës të talentuar nga arsimi i mesëm në fushat e shkencave natyrore dhe teknike nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor nga cilat 90 (nëntëdhjetë) bursa për nxënës të talentuar nga shkollat ​​e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe 10 (dhjet) bursa për nxënës të talentuar nga shkollat ​​e mesme private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

I.KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE

Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së  Veriut  dhe plotësojnë kushtet :

1. Të jenë studentë të rregullt nga viti I, II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit shkollor të mëparshëm fituan shpërblim -diplomë për vendin e fituar I, II ose III individualisht në gara ndërkombëtare ose në gara shtetërore në fushën e shkencës dhe teknologjisë;

2. Të ketë arritur sukses të vazhdueshëm të shkëlqyeshëm në arsim deri më tani;

3.    të mos ketë përsërit vit gjatë arsimit;

4.    të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;

5.    të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë  së  Veriut.

 

Kriteret për ndarjen  e bursave të fituara   individuale - dhe shpërblime / diploma  në garat ndërkombëtare ose shtetërore.

 

Për kriteret  shpërblime /diploma e / i fituar   në kategori individuale të garave ndërkombëtare ose shtetërore për nxënësit e vitit të parë për vendin e  I (të parë), të fituar  II (të dytë) ose III (të tretë) në gara ndërkombëtare ose shtetërore në fushën e shkencës dhe teknikës, pikët maksimale përcaktohen si  në vijim dhe atë:

Vendi (i parë ) i fituar  në gara  ndërkombëtaer vlerësohet me 5 pikë, dhe në gara shtetërore  me 4 pikë,

Vendi II (i dytë) i fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 4 pikë, dhe në gara shtetëror me 3 pikë dhe

Vendi III (i tretë) i fituar në gara  ndërkombëtaer vlerësohet me 3 pikë, dhe në gara  shtetërore me 2 pikë.

 

Çdo shpërblim dhe diplomë e fituar në kategori individuale të garave ndërkombëtare ose shtetërore  vlerësohet me 1 pikë shtesë, gjegjësishtë  nëse, për shembull, nxënësi  e ka fituar  vendin e parë në gara shtetërore , vendin e tretë në gara  ndërkombëtare dhe vendin e dytë në gara  shtetërore, fitohen 7 pikë (4 pikë për vendin e parë në gara shtetërore si kusht për këtë kategori të bursave + 3 pikë për secilin shpërblim / diplomë individuale).

 

Shpërblimet -diplomat të fituara ku nuk ka  vend të përcaktuar saktësisht , gjegjësisht shpërblimet-diplomat dhe lavdatat për pjesëmarrjen në gara pa vend të fituar, shpërblimet -diplomat që fitohen para vitit të fundit shkollor nuk do të merren parasysh.

 

Shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet të cilët ndahen  nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që organizojnë gara  të nxënësve  .

Me gara  ndërkombëtare  nënkuptohet - gara  të përbashkëta midis nxënësve  të paktën nga dhjetë vende të ndryshme..

 

Komisioni mund të përcaktojë kritere shtesë nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh.

 

II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  e konkursit plotësojnë aplikim  -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk,  ndrësa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data 28.10.2022, deri më datë 13.11.2022 ora 09-15.

 

Dokumentet e nevojshme  për dorëzim janë :

1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2022/2023;

3. Fotokopje të dëftesave të noterizuara për vitet arsimit  të mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I (parë)dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkangjesin  dëftesat origjinale të skanuara)

4. Fotokopje të noterizuara të diplomave për shpërblimet e fituara në garat shtetërore  dhe / ose ndërkombëtare; (Kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, për të bashkangjitur diplomat origjinale të skanuara);

5. Dëshmi për karakterin ndërkombëtar të garave

6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër publikuar në ueb faqe të ministrisë;

7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëaplikimin elektronik;

8.  Deklarata për përdorimin e të dhënave personale të nënshkruara me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindërit -kujdestarit, e publikuar në portalin e internetit të ministrisë;

9. Llogaria rrjedhëse  në emër të nxënësitë; 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

- Vërtetim  të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe  i dorëzuar pas afatit.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 15.12.2022 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën 30.12.2022 pas shpalljes së listës. Të gjithë kandidatët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

 

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2022/2023.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar