Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardet e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursuesve dhe lartësisë së bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 226/22), dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar - sportistë nga shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 nr. 19-13003/1 datë 27.10.2022, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës-sportistë të talentuar nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkollor 2022/2023
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2022/2023 do të ndajë 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënës-sportist të talentuar nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë këto kushte:
1. Të jenë nxënës të rregullt të viteve I, II, III dhe IV, të cilët gjatë dy viteve të mëparshme shkollore kanë fituar shpërblim/diplomë për fitimin e vendit I ose II në garë ndërkombëtare të organizuar nga federatë kombëtare ose në garë shtetërore në fushën e sportit, të organizuar nga federatat kombëtare të sportit që kanë aktvendim për kryerjen e veprimtarive sportive të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport.
2. Të ketë arritur të paktën rezultat mesatar shumë të mirë në arsimin e mëparshëm;
3. Që nuk ka përsëritur vit gjatë shkollimit;
4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur gjatë shkollimit dhe fitimi i shpërblimit dhe/diplomës-dhe në garat kombëtare apo ndërkombëtare.
Për kriterin e suksesit të arritur, pikët fitohen sipas formulës në vijim:
Nota = pikë.
Për kriterin e shpërblimit/diplomës së fituar në garat shtetërore ose ndërkombëtare dhe për vendin I (të parë) dhe të dytë (të dytë) të fituar në garë ndërkombëtare ose shtetërore në fushën e sportit, pikët përcaktohen në varësi nga lloji i, shpërblimit të fituar, përkatësisht:
-Vendi i parë (i parë) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 5 pikë, dhe në garë shtetërore me 4 pikë,
- Vendi II (i dyti) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 4 pikë, dhe në garë shtetërore me 3 pikë,
Ndërsa lloji i garës së fituar vlerësohet me 2 pikë për shpërblim të fituar individualisht dhe 1 pikë për shpërblim të fituar në ekipë, p.sh.: Nëse nxënësi ka fituar vendin e parë në sport në grupë në garë shtetërore, kjo do të thotë se diploma do të vlerësohet me 5 pikë (4 pikë për vendin e parë të fituar në garë shtetërore + 1 pikë për shpërblim me ekipë), ose
Nëse nxënësi fiton vendin e dytë në sport individual në garë ndërkombëtare, ajo diplomë do të vlerësohet me 6 pikë (4 pikë për të fituar vendin e dytë në garë ndërkombëtare + 2 pikë për shpërblim individual të fituar).
Për shpërblimet e fituara në garë shtetërore në fushën e sportit, do të njihen vetëm shpërblimet e fituara në garat e organizuara nga federatat kombëtare të sportit që kanë aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport, por jo nga klubet sportive, shoqatat etj.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikim në letër (listën evidentuese) dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga data 28.10.2022 deri më datë 13.11.2022, nga ora 09:00-15:00.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë si në vijim:
1. Lista evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2022/2023;
3. Fotokopje të noterizuara të dëftesave për vitet e kaluara të arsimit të kryer(kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesar nga klasa VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkëngjisin dëftesat origjinale të skanuara)
4. Fotokopje të noterizuara të shpërblimeve /diplomave për fitimin e vendit të parë ose të dytë në garë ndërkombëtare ose në garë shtetërore në fushën e sportit, të organizuar nga federatat kombëtare të sportit që kanë aktvendim për ushtrimin e veprimtarive sportive të lëshuar nga Agjencia e Rinisë dhe Sportit; (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, te bashkëngjisin shpërblimet/diplomat origjinale të skanuara)
5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari se kandidati nuk është përfitues i bursës tjetër, të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë;
6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar në ueb faqen e Ministrisë;
7. Deklaratë e nënshkruar nga prindi- kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe të familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën dakordohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuara në ueb faqen e Ministrisë;
8. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit; Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtartare, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189 /16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin në vijim:
- vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nuk do të merren parasysh shpërblimet-diplomat ku nuk është përcaktuar saktë vendi i fituar, pra shpërblimet -diplomat dhe lavdërimet për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, shpërblimet-diplomat që nuk janë fituar në vitin paraprak shkollor.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nuk është dorëzuar në kohë.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në datën 15.12.2022 në ueb faqen -e internetit të Ministrisë.
Të gjithë përfituesit e bursave duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pas publikimit të listës dhe më së voni deri në datën 30.12.2022. Të gjithë kandidatët që nuk arrijnë të përmbushin këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.
III. SHAMA E BURSËS
Shuma e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit 2022/2023.