Në baz.të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardet e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursuesve dhe lartësisë së bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 226/22), dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar për nxënës arsimi i mesëm nga fusha e artit nga shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 nr. 19-13004/1 datë 27.10.2022, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm në fushën e artit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vitin shkollor 2022/23 ndanë 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm në fushën e artit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë këto kushte:
1.Të jenë nxënës të rregullt të viteve I, II, III dhe IV, të cilët gjatë dy viteve të mëparshme shkollore kanë fituar shpërblim/diplomë për fitimin e vendit I ose II ,III në garë ndërkombëtare ose në garë shtetërore në fushën e artit;
2.Të ketë arritur të paktën rezultat mesatar shumë të mirë në arsimin e mëparshëm;
3. Që nuk ka përsëritur vit gjatë shkollimit;
4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
-Kriteret për ndarjen e bursave janë fitimi i shpërblimit-ve dhe/diplomës/ve individuale në garat ndërkombëtare apo shtetërore .
-Për kriterin e shpërblimit/diplomës së fituar në kategori individuale në garat shtetërore ose ndërkombëtare dhe për vendin I (të parë) dhe të dytë (të dytë) të fituar në garë ndërkombëtare ose shtetërore në fushën e artit, pikët maksimale përcaktohen në këtë mënyrë :
Vendi i parë (i parë) i fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 5 pikë kurse në garë shtetërore me 4 pikë,
Vendi i dytë (i dytë) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 4 pikë, kurse në garë shtetërore me 3 pikë dhe
Vendi III (i tretë) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 3 pikë, kurse në garë shtetërore me 2 pikë.
Çdo shpërblim dhe diplomë e fituar në kategori individuale në gara ndërkombëtare apo shtetërore për nxënësit e fushës së artit vlerësohet me 1 pikë shtesë. Gjegjësisht, për shembull nëse nxënësi ka fituar vendin e parë në gara shtetërore, vendin e tretë në gara ndërkombëtare dhe vendin e dytë në gara shtetërore, fitohen 7 pikë (4 pikë për vendin e parë gara shtetërore si kusht për këtë kategori të bursave + 3 pikë për shpërblim dhe diplomë individuale).
Nuk do të merren parasysh shpërblimet -diplomat ku nuk është përcaktuar saktësisht vendi i fituar, gjegjësisht shpërblimet -diplomat dhe lavdërimet për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, shpërblimet - diplomat që janë fituar para vitit të fundit shkollor.
Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që organizojnë gara të nxënësve .
Me gara ndërkombëtare nënkupton garë të ndërsjellët midis nxënësve të paktën nga dhjetë vende të ndryshme.
Komisioni mund të vendosë kritere shtesë nëse ka disa kandidatë me të njëjtin numër të pikave.
II. MËNYRA DHE AFATET E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikimin në letër (listën evidentuese) dhe të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. nga data 28.10.2022 deri në datën 13.11.2022, nga ora 09:00-15:00.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë si në vijim:
1. Lista evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Vërtetim se është nxënësi i rregullt në vitin shkollor 2022/2023;
3. Fotokopje të noterizuara të dëftesave për vitet e kaluara të arsimit të kryer(kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesar nga klasa VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkëngjisin dëftesat origjinale të skanuara);
4. Fotokopje të noterizuara të diplomave/ për shpërblime të fituara në gara ndërkombëtare dhe/ose shtetërore ; (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, për të bashkangjitur shpërblimet /diplomat origjinale të skanuara);
5. Dëshmi e karakterit ndërkombëtar të garave;
6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestarë se kandidati nuk është përfitues i një burse tjetër, e publikuar në bashkëngjitje të Konkursit;
7. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e paraqitura janë të vërteta, e publikuar në bashkëngjitje të Konkursit;
8. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale e nënshkruar me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindit-kujdestarit, e publikuar në bashkëngjitje të Konkursit;
9. Llogaria e transaksionit në emër të studentit;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtartare, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189 /16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin në vijim:
- vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nuk është dorëzuar në kohë.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në datën 15.12.2022 në ueb faqen -e internetit të Ministrisë.
Të gjithë përfituesit e bursave obligohen të nënshkruajnë marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pas publikimit të listës dhe më së voni deri në datën 30.12.2022. Të gjithë kandidatët që nuk arrijnë të përmbushin këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.
III. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit.