Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Стипендии / Konkurs për ndarjen e 1500 (një mijë e pesëqind) bursave për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve sipas programeve për arsimin profesional të shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022 /2023

Konkurs për ndarjen e 1500 (një mijë e pesëqind) bursave për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve sipas programeve për arsimin profesional të shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022 /2023

 

Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr.226/22), dhe Aktvendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e 1500 (njëmi e pesëqind) bursave për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të zmadhuar të orëve sipas programeve për arsimin profesional të shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 Nr. 19-13005/1  të datës 27.10.2022  Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall.

 

 

 

 

K O N K U R S

për ndarjen e 1500 (një mijë e pesëqind) bursave për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve sipas programeve për arsimin profesional të shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022 /2023

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës  ndanë 1500 (një mijë e pesëqind) bursa  për nxënësit  që do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve  sipas programeve për  arsimin  profesional të shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022 /2023.

 

I.     KUSHTET PËR NDARJEN E  BURSËS

 

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

 

1.Të jenë nxënës të rregullt të regjistruar në vitin e parë të arsimin e mesëm në të cilin mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve sipas programeve të arsimit profesional nga shkollat ​​e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

2. Të ketë të arritur sukses minimum 3.00 në kontinuitet të vazhdueshëm në arsimin e deritanishëm;

3. mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;

4. mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;

5.jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë:suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.

 

II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  e konkursit plotësojnë aplikim  - elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në  http://e-uslugi.mon.gov.mk ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nga data  28.10.2022 deri më datë 13.11.2022, nga  ora 09-15.

 

Dokumentet e nevojshme  për dorëzim janë :

1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2022/2023;

3. Fotokopje të dëftesave të noterizuara për vitet arsimit  të mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkëngjisin  dëftesat origjinale të skanuara)

4. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, i publikuar në faqen e internetit të ministrisë;

5. Deklarata e nënshkruar nga  prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë;

6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në  pajtim që në mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në ueb faqen e Ministrisë;

7. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit :

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

 

- Vërtetim  të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

-Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 15.12.2022 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më  datën 30.12.2022 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.

 

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në një periudhë prej nëntë (9) muaj  gjatë kohëzgjatjes së vitit shkollor 2022/2023.

 

Стипендии

Back to top
Close Offcanvas Sidebar