Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardet e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursuesve dhe lartësisë së bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 226/22), dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 500 (pesëqind) bursave për nxënësit që zbatojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional trevjeçar në shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 Nr. 19-13008/1 datë 27.10.2022, Ministria e Arsimit dhe shkenca shpall
KONKURS
për ndarjen e 500 (pesëqind) bursave për nxënësit që realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat publike dhe të mesme në Republikën E Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 500 (pesëqind) bursa për nxënësit që realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollorë 2022/2023.
I.KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë këto kushte:
1- Të jenë nxënës të rregullt nga arsimi i mesëm të cilët realizojnë programe dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut;;
2- Të ketë të arritur sukses minimum 3.00 në kontinuitet të vazhdueshëm në arsimin e deritanishëm;
3- Të mos ketë përsëritur vit gjatë shkollimit të tyre;
4- Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;
5- Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteri për ndarjen e bursave është suksesi arritur.
II. MËNYRA DHE AFATI I REGJISTRIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikimin në letër (listë evidentuese ) dhe të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. nga data 28.10.2022 deri në datën 13.11.2022, nga ora 09:00-15:00.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë në vijim:
1.Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2022/2023
3. Fotokopje të noterizuara të dëftesave për vitet e kaluara të arsimit të kryera (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesat nga klasa VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkëngjisin dëftesat origjinale të skanuara)
4. Deklaratë e nënshkruar nga prindi- kujdestari se kandidati nuk është përfitues i një burse tjetër, të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë;
5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, të publikuara në ueb faqen e Ministrisë;
6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi kujdestar për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës pajtohet që sipas detyrës zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë;
7. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikte të nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarje të bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/16 dhe 41/17) , do të sigurojë dokumentin në vijim:
- Vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nuk është dorëzuar në kohë.
Lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet në datën 15.12.2022 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë përfituesit e bursave janë të obliguar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pas publikimit të listës dhe më së voni deri më datën 30.12.2022. Të gjithë kandidatët që nuk arrijnë të përmbushin këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën .
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të jetë 3.500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet për nëntë (9) muaj në vit për kohëzgjatjen e vitit shkollor 2022/2023.