Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 226/22), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 120 (njëqind e njëzetë) bursave për nxënës – me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 nr.19-13009/1 nga 27.10.2022 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
Për ndarje të 120 (njëqind e njëzet) bursave për nxënësit me nevoja të posaçme në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023
Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin shkollor 2022/2023 do të ndajë 120 (njëqind njëzet) bursa për nxënësit me nevoja të posaçme nga shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut .
I. KUSHTET PËR NDARJE TË BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses me mesatare së paku me mire ;
2. të jenë nxënës të rregullt në vitin e II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses me mesatare së paku me mire;
3. të kenë diagnozë dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës së zhvillimit fizik ose psiqik dhe nevojat specifike lëshuar nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillimin fizik dhe psiqik;
4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.
Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i realizuar.
II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, , nga data 28.10.2022 deri më datë 13.11.2022, nga ora 09-15.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :
1. Listë evidentuese vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2022/2023;
3. Fotokopje të dëftesave të noterizuara për vitet e arsimit të mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkëngjisin dëftesat origjinale të skanuara).
4. Diagnozë dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës së zhvillimit fizik ose psiqik dhe nevojat specifike lëshuar nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e llojit dhe shkallës të personave me pengesa në zhvillimin mendor dhe psikik;
8. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin si vijon:
- Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 15.12.2022 në ueb faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 30.12.2022 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në një periudh prej nëntë (9) muaj gjatë kohëzgjatjes së vitit shkollor 2022/2023.