Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 226/22), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 900 (nëntëqind) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 nr. 19-13010/1 të datës datë 27.10.2022 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
K O N K U R S
për ndarjen e 900 (nëntëqind) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2022/2023 do të ndanë 900 (nëntëqind) bursa për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësojnë kushtet:
1. Të jenë nxënës të rregullt të vitit të I të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses të vazhdueshëm të paktën sukses shumë mirë;
2. Të jenë nxënës të rregullt në vitin II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses të vazhdueshëm të paktën sukses shumë mirë;
3. Të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimit;
4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteret për ndarjen e bursave janë:
-Gjendja materiale e familjes së ngushtë e nxënësit,
-Pozita sociale e familjes së ngushtë e nxënësit,
-Suksesi i arritur dhe
-Shpërblime të fituara në garat ndërkombëtare/ shtetërore të fituara gjatë dy viteve të mëparshme shkollore për nxënësit e vitit të parë, gjegjësisht gjatë vitit shkollor të mëparshëm për nxënësit nga viti II, III dhe IV
Për kriterin e gjendjes materiale të nxënësit dhe familjes tyre më të ngushtë, merren të ardhurat mujore bazuar në pagën mujore, pension, ndihmë sociale ose kompensim me bazë tepricë teknologjike për prindërit-kujdestarët e familjes së nxënësit në lidhje të pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Nëse të ardhurat mujore të familjes së ngushtë për anëtar janë më të vogla ose të barabarta me 35% të pagës mesatare mujore të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr numrin maksimum prej 60 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 35% dhe janë më të ulëta ose të barabarta me 45% të pagës mesatare mujore neto të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut , kandidati merr 40 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 45% dhe janë më të ulëta ose të barabarta me 55% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut kandidat merr 30 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 55% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 65% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidat merr 20 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 65% dhe janë më të ulëta ose të barabarta me 75% të pagës mesatare mujore të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidat merr 10 pikë dhe nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të larta se 75% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut , nuk merren pikë.
Të ardhurat e përgjithshme mujore për anëtar të familjes llogariten si shuma e të gjitha të ardhurave mujore të secilit anëtar të familjes me të cilin jeton nxënësi, pjesëtuar me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të familjes.
Të ardhurat mujore konsiderohen:
- Paga e fundit e paguar nga babai
- Paga e fundit e paguar nga nëna
- Paga e fundit e paguar nga anëtarët e tjerë të familjes
- Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë ekonomik edhe profesionale (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
- Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë bujqësore (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
- Të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
- Të ardhura të tjera (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
- Nxënësit - fëmijët e prindërve vetushqyes, fëmijët e shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe fëmijët e shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të tepricës teknologjike tek të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje janë deri në pagën minimale neto të caktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut , marrin nga 5 pikë.
Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituar të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilët organizojnë gara për nxënës. Gara ndërkombëtare nënkupton garat në mes nxënësve më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme.
II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nga data 28.10.2022 deri më datë 13.11.2022, nga ora 09-15.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë:
1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2022/2023;
3.Kopje të dëftesave të noterizuara për vitet arsimit të mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkëngjisin dëftesat origjinale të skanuara)
4.Kopje të noterizuara të diplomave për shpërblimet e fituara në garat shtetërore dhe / ose ndërkombëtare; (Kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, për të bashkangjitur diplomat origjinale të skanuara);
5."Vërtetim për pagën e realizuar të anëtarëve të familjes të punësuar për muajin shtator 2022 ndërsa nëse për këtë muaj nuk është bërë pagesa e pagës atëherë të dorëzohet vërtetim për pagën e fundit të paguar; për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet dokument për shumën e pensionit- çeku; për prindërit e divorcuar të dorëzohet dëshmi për divorc dhe nëse kandidati merr alimentacion e njëjta të dëshmohet si e ardhur mujore; për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet Aktvendimi i fundit ose çeku i fundit; për invaliditet të dorëzohet vërtetim mjekësor; ndërsa për vëllezër/motra të kandidatit të cilët janë nxënës/studentë, dorëzohet vërtetim nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër;
9.Llogaria rrjedhëse e transaksionit në emrin e nxënësit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 189/16), do të sigurojë dokumentin:
-Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për realizimin e të ardhurave mujore me bazë të ndryshme për vitin e mëparshëm (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura për realizimin e veprimtarisë bujqësore, të ardhura nga prona dhe të drejtat e pronësisë, të ardhura nga kapitali, përfitime kapital, përfitime nga lojërat e fatit dhe lojëra tjera shpërblyese, të ardhura tjera), për dy prindërit – kujdestarët, vëlla/motër të kandidatit
- Vërtetim se janë të papunësuar ose marrin/nuk marrin kompensim për anëtarët e papunësuar të familjes më të ngushtë nga Agjencinë për Punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Certifikatë e të lindurve për vëlla/motër nën moshën 6 vjeçare, si dhe certifikatë e të vdekurve për prind të vdekur nga Drejtoria për Udhëheqjen me Librat Amë.
- Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 15.12.2022 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 30.12.2022 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2022/2023.