Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 240 (dyqind e dyzet) bursave për nxënësit e arsimit të mesëm që realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, profesioni elektro-teknikë, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstili – lëkura në shkollat publike dhe private ​​në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

Konkurs për ndarjen e 240 (dyqind e dyzet) bursave për nxënësit e arsimit të mesëm që realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, profesioni elektro-teknikë, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstili – lëkura në shkollat publike dhe private ​​në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

 

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësinë e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr.  226/22), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 240 (dyqind e dyzet) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, profesioni elektro-teknikë, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstili – lëkura nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 nr. 19-13011/1 të datës 27.10.2022 Ministria e Arsimit dhe Shkencës  shpall

 

 

 

K O N K U R S

për ndarjen  e 240 (dyqind e dyzet) bursave për nxënësit  e arsimit të mesëm që realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, profesioni elektro-teknikë, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstili – lëkura në shkollat  publike  dhe private ​​në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 240 (dyqind e dyzet) bursa për nxënës të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, profesioni elektro-teknikë, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstili – lëkura nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023, dhe atë në mënyrën si vijon:

 

A) Profesioni hotelieri: 20  bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni hotelieri - turizëm nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023;

B) Profesioni elektroteknik: 100 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni elektro-teknik, gjegjësisht sektori elektro-teknikë nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023;

C) Profesioni ndërtimtari-gjeodezi: 40 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni ndërtimtari – gjeodezi, gjegjësisht sektori për ndërtimtari dhe gjeodezi nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023;

Ç) Profesioni bujqësi-veterinari: 40 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni bujqësi-veterinari, gjegjësisht sektori për bujqësi, peshkatari dhe veterinari  nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023;

  D) Profesioni makineri: 20 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni makineri, gjegjësisht sektori makineri nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023;

DH) Profesioni tekstili-lëkura: 20 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni tekstili-lëkura, gjegjësisht sektori tekstili, lëkura dhe prodhime të ngjashme  nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023;

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E  BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së  Veriut  dhe i plotësojnë kushtet:

1- Të jenë nxënës të rregullt të arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe nga profesioni hotelieri – turizëm, profesioni elektro-teknikë, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstili – lëkura nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

2- Të kenë arritur  sukses të vazhdueshëm minimum shumë mirë në arsim deri më tani;

3-  Të mos kenë përsërit vit gjatë arsimimit;;

4- Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;        

5- Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë  së  Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

-Suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  e konkursit plotësojnë aplikim elektronik dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në  http://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të datës  28.10.2022 deri më datë 13.11.2022, nga  ora 09-15.

 

Dokumentet e nevojshme  për dorëzim janë:

1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në formë të letrës;

2.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2022/2023;

3. Kopje të dëftesave të noterizuara për vitet arsimit të mbaruara më herët (për nxënësit e vitit të I dëftesat prej klasës VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkëngjisin dëftesat origjinale të skanuara)

4.Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, të publikuar në ueb faqen e ministrisë;

5.Deklarata e nënshkruar nga  prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, të publikuar në ueb faqen e ministrisë;

6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës  pajtohet që në detyrë zyrtare t’i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në ueb faqen e ministrisë;

7. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konviktet për nxënës dhe formularin e kërkesës për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin si vijon:

- Certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i pakompletuar dhe  i dorëzuar jo në kohë.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datë 15.12.2022 në ueb faqen e ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursave janë pas publikimit të listës, ndërsa më së voni deri më datë 30.12.2022 të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë kandidatët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen se heqin dorë nga bursa.

 

III. SHUMA E BURSËS

Lartësia e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2022/2023.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar