Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Aliu: Potenciali arsimor është qendra e globalizimit në Ballkan

Aliu: Potenciali arsimor është qendra e globalizimit në Ballkan

 

Aliu: Potenciali arsimor është qendra e globalizimit në Ballkan

 

Ballkani po transformohet me përshpejtim në  komunitet mundësish për komunikim të lirë   dhe bashkëpunim ndërmjet popujve që jetojnë në këto hapsira. E padiskutueshme është krijimi i lidhjeve të ngushta në frymën e ndërkulturalizmit kontribuon në zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Në fushën e arsimit, afrimi mundëson krijimin e hapësire arsimore ballkanike, përmes së cilës mund të shfrytëzohet potenciali i plotë arsimor dhe kulturor i vendeve të kësaj pjese të Evropës, tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu në konferencën  e 5-të  Konferencës shkencore ndërkombëtare për Ballkanologjinë me temë Ballkani dhe Globalizimi.

 

Si Shembulli më i freskët  i globalizimit në Ballkananë janë aktivitetet në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit, të cilat do të mundësojnë njohjen reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë dhe do të lehtësojnë mobilitetin e kuadrit . Kjo  do të kontribuojë në rritjen e konkurrencës në tregun e punës, dhe përmes bashkëpunimit maksimal ndërmjet qendrave nacionale për njohjen akademike të kualifikimeve, shkëmbimin dhe  ndarjen e përvojave, mjeteve dhe bazave të të dhënave, si dhe bashkëpunimit përmes bazës rajonale të të dhënave për njohjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të bëjmë luftë të përbashkët kundër falsifikimit të dokumneve , u shpreh Zëvendësministri Aliu.

Ai shpreh se vetë trendi i globalizimit përfshin  lëvizje më të madhe të mallrave, parave, informacionieve, popujve dhe zhvillimin e teknologjisë, ndrësa  nga ana tjetër kontribuon në rritjen e tregtisë me ritëm më të shpejtë se rritja e ekonomisë botërore, rritje në fluksin e kapitalit, duke përfshirë investimet e  huaja të drejtëpërdrejta.

Një nga përfitimet e globalizimit në Ballkan është edhe  përhapja e multikulturalizmit dhe aksesi   më i mirë në diversitetin kulturor, barazimi i dallimeve ndërjmjet kombeve dhe fitimi i besimit të ndërsjelltë, theksoi Zëvendësministri.

Ai theksoi se   Përmirësimi i kushteve për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendore, përmes globalizimit dhe bashkëpunimit, para së gjithash me fqinjët, është parakusht për tejkalimin e suksesshëm të krizës ekonomike me të cilën ballafaqohet bota, por edhe Ballkani dhe se konferencat si kjo janë një mundësi për ide të reja për të thelluar integrimin.

[ Thursday, October 27, 2022 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar