Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi i ministrit Shaqiri me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtar Kairat Abdrahmanov

Takimi i ministrit Shaqiri me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtar Kairat Abdrahmanov

 

Takimi i ministrit Shaqiri me Komisionerin e Lartë të  OSBE-së për Pakicat Kombëtar Kairat Abdrahmanov

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot realizoi takim  me ambasadorin Kairat Abdrahmanov, Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare, me të cilin diskutuan për proceset dhe aktivitetet e vazhdueshme reformuese për arritjen e cilësisë më të mirë në fushën e arsimit.

-Inkluziviteti  është një nga shtyllat kryesore në procesin  reformues ndërsa  nga ana tjetër viteve të fundit është punuar shumë për trajtimin e  besimit reciprok dhe për të thyer paragjykimet dhe stereotipet në shkollat ​​tona ku gjithashtu edhe në të ardhmen   do të vazhdojmë të punojmë për këto  çështje. ”, theksoi  ministri.

Në takim u diskutua edhe për reformat në arsimin profesional në shkollat ​​e mesme, ku ministri Komisionerin e Lartë të OSBE-së e njoftoi për  hapjen e  drejtimeve të reja në shkollat ​​e mesme bazuar në nevojat e tregut të punës, pas një debati të gjerë të realizuar mes MASH-it, shkollave, vetëqeverisjeve lokale dhe  kompanive.

Ministri i shprehu faleminderim të veçantë OSBE-për rolin dhe kontributin e dhënë në promovimin e arsimit në gjuhën amtare për të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, si një hap shumë i rëndësishëm drejt mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zbatimit të të drejtave të njeriut.

- Duhet ta  vlerësojmë diversitetin ekzistues të shoqërisë sonë dhe ta  konsiderojmë si  forcë nga e cila vetëm se mund të përfitojmë ”, u shpreh ministri  Shaqiri.

[ Thursday, June 23, 2022 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar