Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ministri Shaqiri mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik

Ministri Shaqiri mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik

 

Ministri Shaqiri mori pjesë në promovimin e studentëve  të diplomuar  të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik

 

Misioni themelor i Universitetit përfaqëson arsimimin cilësor të kuadrove të rinj në profesionistë të kualifikuar dhe kompetentë të gatshëm për të konkurruar në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës. Besoj se njohuritë e kuadrit  mësimor   të cilët ua  përcjellin  studentëve, do të jenë përfitim i madh për ta.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës në ndarjen e diplomave për studentët e diplomuar  të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik.

- Me zgjedhjen tuaj për të vazhduar shkollimin në këtë universitet, Ju keni bërë investimin më të madh në jetën tuaj. Për të investuar në dije dhe arsim, është vendimi më i sigurt, sikurse  planin  personal poashtu edhe në atë social. Ju jeni personalitete  të cilët keni  fituar shkathtësi  dhe kompetenca, ku do të  jeni të gatshëm  përballeni profesionalisht me  sfidat e kohës së re ku  do të jeni konkurrues në tregun e punës, duke  kontribuar ,sikurse  për  vetvetën ,gjithashtu edhe për mirëqenien e përgjithshme të bashkësisë ku jetoni , tha ministri para studentëve. Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, theksoi Shaqiri, është nga të paktët në vend që ndanë bursa për studentët  e tij, gjegjësisht kontribuon në ruajtjen e buxhetit familjar, i cili shndërrohet në një institucion shoqëror-përgjegjës, i cili përveç detyrës bazë, synon përmirësimin e gjendjes ekonomike të shtetit dhe shoqërisë.

[ Thursday, June 23, 2022 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

KUMTESE
8/9/2022
Back to top
Close Offcanvas Sidebar