Diplomat e lëshuara në një nga gjashtë vendet e rajonit: Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria, nga institucioni kompetent i arsimit të lartë, do të njihen, kështu parashef Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Me nënshkrimin e Marrëveshjes në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Berlin -Gjermani, promovohet mobiliteti akademike dhe bashkëpunimi, arsimi i lartë njihet si e mirë dhe përgjegjësi publike dhe ngritet mbështetja dhe mbrojtja e lirisë akademike dhe autonomisë së institucioneve të arsimit të lartë.
“Krijimi i politikave të integrimit rajonal në sferën e arsimit të lartë është një sukses i madh për të gjashtë shtetet. Zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe atij kërkimor në Ballkanin Perëndimor mundëson edhe zhvillimin e njohurive përmes mobilitetit të studentëve, profesorëve, studiuesve dhe ekspertëve, duke krijuar themele për një zhvillim më të shpejtë të rajonit”, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton. Shaqiri, pas seancës së Qeverisë në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar Informata për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe është pranuar teksti i harmonizuar i Marrëveshjes.
Marrëveshja rregullon njohjen reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë të fituara në institucionet e akredituara publike të arsimit të lartë, vazhdimin e studimeve dhe aksesin në tregun e parregulluar të punës në secilin nga gjashtë shtetet nënshkruese.
Është paraparë bashkëpunimi maksimal ndërmjet qendrave kombëtare për njohjen akademike të kualifikimeve, shkëmbimi dhe ndarja e përvojave, mjeteve dhe bazave të të dhënave, bashkëpunimi përmes bazës rajonale të të dhënave për njohjen e Ballkanit Perëndimor , si dhe luftën e përbashkët kundër paraqitjes së falsifikimit të dokumenteve. Për organizimin, koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve në lidhje me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, do të krijohet një Komision i Përbashkët për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, i përbërë nga tre përfaqësues nga secili prej shteteve nënshkruese.
Me tejkalimin e sfidave në fushën e arsimit të lartë, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor konfirmojnë përkushtimin e tyre drejtë integrimit të plotë rajonal ndërsa në këtë mënyrë integrimi në BE