Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: FSHIIK është brend në vend dhe do të jetë i njohur ndër të gjitha gjeneratat e reja të studentëve

Shaqiri: FSHIIK është brend në vend dhe do të jetë i njohur ndër të gjitha gjeneratat e reja të studentëve

 

Shaqiri: FSHIIK është brend në vend dhe do të jetë i njohur ndër të gjitha gjeneratat e reja të studentëve

 

FSHIIK është brend në vend dhe jam i sigurt se edhe më tej do të mbetet i njohur sipas cilësisë së njohurive e cila u ofron të rinjve dhe do të jetë zgjedhje për pjesën më të madhe të gjeneratave të reja të cilët paraprakisht do të hynë në botën e arsimit akademik. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës në ceremoninë e sotme të organizuar me rastin e ditëlindjes së 11-të të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike, ku ishin ndarë edhe diplomat rreth 600 studentëve të cilët i përfunduan studimet nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve gjatë tre viteve të kaluara.

„Më lejoni t`ju përgëzoj urimet e mia të sinqerta udhëheqësisë dhe të gjithë punonjësve të FSHIIK për mirëmenaxhimin e mirë të veprimtarisë mësimore dhe kërkimore-shkencore, për të gjitha gjeneratat e deritanishme, informatikantë, programues, dizajner të grafikës e kështu me radhë, si dhe për kontributin e madh në zhvillimin e shoqërisë në 11 vitet e fundit. Vazhdoni të punoni me sukses. Qëndroni të mbeteni edhe më tej shtyllë e arsimit të lartë dhe kontriboni në zhvillimin e vendit”, tha Shaqiri.

Ministri potencoi se ky institucion i arsimit të lartë është themeluar në kohën e duhur, ku siç tha ai, u mbikqyr rritja e domosdoshme për kuadrin e IT-së në shoqërinë..

„FSHIIK është partner kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në procesin e digjitalizimit të arsimit dhe jam i sigurt se aktivitetet në atë pjesë do t`i vazhdojmë me ritëm edhe më intensive në periudhën e ardhshme. Atë na imponojnë trendet dhe rrjedhat globale arsimore, ndërsa mësim të mirë kemi nxjerrë edhe nga pandemia, e cila na rekomandoi të sigurojmë fleksibilitet dhe përshtatshmëri më të madhe të sistemit arsimor, i cili u tregua se nuk është rezistent ndaj ndryshimeve të tilla të papritura, por për fat të mirë i përshtatëm shpejt me rrethanat e reja të jashtëzakonshme, të cilat sigurisht nuk do të kishin ndodhur pa mbështetjen e këtij fakulteti”, theksoi ministri i Arsimit.

Shaqiri përgëzoi urime edhe te studentët e diplomuar edhe magjistrat, për të gjitha njohuritë dhe aftësitë e fituara, i cili shprehu besimin se do t`u sigurojnë të ardhme të mirë.

„E di që një pjesë e madhe nga ju tashmë kanë angazhime pune. Disa mund paraparkisht të përfshihen në tregun e punës, por është e qartë se  për të gjithë ju ka vend dhe atë pikërisht në këtë nënqiell. Ndoshta deri te ju do të vijnë edhe oferta  të punoni jashtë vendit. Por do të ishte mirë, ndërsa do të ishte patriotike, t`i shqyrtoni fillimisht  opsionet e punës në shtëpi dhe të jepni kontribut personal në zhvillimin e vendit që ju ka arsimuar dhe investuar tek ju. Rikthehuni, dhe një ditë do të ndiheni të qetë dhe krenarë”, tha ministri, duke theksuar se të gjithë janë kuadër nga fakulteti që ka krijuar shumë inovacione në segmentet e ndryshme të shoqërisë, kështu që pritet që të jenë bartës të ndryshimeve të reja për të nesërme më të mirë.

Duke iu referuar ndërtimit të objektit të ri të FSHIIK, Shaqiri tha se procesi ka filluar, por fatkeqësisht është ndëprerë rreth 30 përqind e realizimit, i cili u rekomandua nga një sërë gjërash të paparashikuara, ndërsa si të fundit e theksoi krizën ekonomike. Megjithatë, shprehu besimin se si ministër do të japë maksimumin për këtë punë të përfundojë sa më shpejt. 

[ Wednesday, June 15, 2022 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

KUMTESE
8/9/2022
Back to top
Close Offcanvas Sidebar