Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH nuk ka borxhe ndaj NQP-së, detyrimet ndaj të gjitha subjekteve servisohen rregullisht

MASH nuk ka borxhe ndaj NQP-së, detyrimet ndaj të gjitha subjekteve servisohen rregullisht

 

MASH nuk ka borxhe ndaj NQP-së, detyrimet ndaj të gjitha subjekteve servisohen rregullisht

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rregullisht i servison obligimet e veta ndaj të gjitha subjekteve për të cilat ka rregulluar kompetencat ligjore ose me të cilat ka lidhur marrëveshje në baza të ndryshme të cilat  inicojnë obligimet financiare , gjë që nuk është me NQP– në Shkup.

 

Ligji për Arsimin e Lartë (neni 27 paragrafi 6) përcakton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund  sjell vendim për lehtësi të veçanta për studentët,  siç janë  kartë studentore për zbritje, transport falas në qytet etj, ku mjetet  sigurohen  nga buxheti i shtetit. Megjithatë, këtë vit kalendarik nuk është sjell  vendim i tillë, për arsyje se në semestrin dimëror të vitit akademik 2021-2022,  nuk është sjell vendim i tillë për faktin se  në semestrin dimror 2021-2022 studentët nuk kanë vijuar mësimet me prezencë fizike në njësitë në përbërje të  Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.

 

Synimi ynë nuk është të zvogëlojmë të drejtat e qytetarëve të ardhshëm akademikë, por përkundrazi, të zgjerojmë vazhdimisht mundësitë për mbështetje, gjë që është vërtetuar shumë herë deri më tani duke futur kategori të reja bursash, duke rritur shumën  e bursave, duke futur subvencionimin e racioneve për studentë, ndarjen  e vauçerëve  për  mbështetje gjatë  studimeve  e kështu me radhë.

 

MASH do të parashikojë mjete me buxhetin e saj për vitin 2023 për transportin e nxënësve dhe nëse mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike, pas miratimit të vendimit të Qeverisë, ato do t`i kalojnë NQP-së. Sigurisht, ndërkohë, së bashku me NQP-në, do të shqyrtojmë mundësitë për mbështetje në fushën e transportit të studentëve për dy muajt vijues   të vitit, nëse mësimi vazhdon me prezencë fizike.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


12/27/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar