Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Strategjia për specializimin e zgjuar do të përshpejtojë avansimin e vendit dhe in-tegrimin e hapësirës shkencore-inovative evropiane

Shaqiri: Strategjia për specializimin e zgjuar do të përshpejtojë avansimin e vendit dhe in-tegrimin e hapësirës shkencore-inovative evropiane

 

Shaqiri: Strategjia për  specializimin e zgjuar do të përshpejtojë avansimin e vendit dhe in-tegrimin e hapësirës shkencore-inovative evropiane

 

Të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor pothuajse kanë prioritete dhe qëllime identike të definuara në strategjitë nacional për specializimin e  zgjuar, ndërsa Bashkimi Evropian të gjithë na mundëson qasje në instrumente të njejta financiare për realizimin e tyre. Vetëm të bashkuar dhe me bashkëpunim të përbashkët do të mund t`i shfrytëzojmë këto fonde dhe t`i arrijmë qëllimet e vendosura në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në këtë mënyrë të stimulojmë rajonin që të ecë përpara dhe të jetë më konkurrues në hapësirën evropiane të shkencës dhe inovacionit.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në fjalimin e tij në një panel diskutimi kushtuar mbështetjes për krijimin dhe zbatimin e specializimit të zgjuar në vendet e rajonit dhe Turqisë, që është pjesë e konferencës dyditore me temë zbatimi i agjendës së Ballkanit Perëndimor për inovacionin, kërkimin, arsimin, kulturën, rininë dhe sportin. Konferenca mbahet në Shkup, nën organizim të Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Transformimi socio-ekonomik i Maqedonisë së Veriut bazohet kryesisht në Strategjinë për Specializim të zgjuar e cila u krijua në bazë të prioriteteve të përcaktuara nacionale dhe anëve të forta. Para nesh është implementimi i këtij dokumenti dhe shpresoj se do të jetë një proces i suksesshëm që do të japë efektin e pritur”, tha Shaqiri, duke shprehur falemderim nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian për vëmendjen dhe mundësitë që i janë dhënë Maqedonisë së Veriut për zhvillimi i shkencës, kërkimit dhe inovacionit.

Ministri theksoi se pikërisht mbledhje të tilla do të kontribuojnë në implementim më të suksesshëm të specializimit të zgjuar në secilin prej vendeve të rajonit.

Sistemet e shkencës dhe inovacionit janë ekosisteme komplekse të cilat kërkojnë elementë të ndryshëm për funksionim optimal, si për sh.: bazë solide kërkimore shkencore e cila jep  rezultate me cilësi të lartë: Sistemet e shkencës dhe inovacionit janë ekosisteme komplekse të cilat kërkojnë elementë të ndryshëm për funksionim optimal, si për sh.: bazë solide kërkimore shkencore e cila jep  rezultate me cilësi të lartë; pjesëmarrje e konsiderueshme e kompanive në aktivitete inovative; transferime të mëdha të njohurive ndërmjet palëve të interesuara në fushën e shkencës dhe inovacionit dhe kushte më të mira  të përshtatshme për zhvillimin e inovacionit të biznesit. Vetëm ekosisteme të tilla stabile do t`i kontribuojnë shkencës dhe inovacionit për të përmbushur rolin e tyre si shtytësit kryesorë në stimulimin e zgjuarsisë dhe rritjes së qëndrueshme të vendittheksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, duke shtuar se në vitet e kaluara Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka treguar  përkushtim të lartë në avancimin e fushës së inovacionit dhe kërkimit.

“Shumë e konsiderueshme e buxhetit nacional është ndarë për inkurajimin e kërkimit dhe inovacionin, dhe për lidhjen e institucioneve kërkimore me komunitetin e biznesit dhe industrinë.Nëse  bëjmë  krahasim, ky buxhet është dyfishuar këtë vit në krahasim me vitin e kaluar dhe njëkohësisht pjesa më e madhe e të hollave janë të oreientuara për financimin e projekteve kërkimoro-shkencore dhe zhvillimin e infrastrukturës kërkimore-shkencore në vend”, informoi ministri dhe shtoi se për vitin e ardhshëm nga Ministria e Financave tashmë është kërkuar  sasi  më e madhe e mjeteve,por edhe e një rëndësie të madhe do të jetë mbështetja nga mjetet IPA dhe programet e BE-së, si Horizont Europ.

Shaqiri potencoi  se fondet e Inovacionit, e cila shpesh publikon thirrje për mbështetje të aktiviteteve të cilat jan harmonizuar me prioritetet e Strategjisë së Specializimit të zgjuar, është  mbështetje e madhe për zhvillimin e shkencës dhe inovacionit, rikujtoi gjithashtu  se në vitin 2021 MASH Këshillin Nacional për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkuese Shkencore si dhe  paralelisht ka nisur procesi i krijimit të Ligjit të ri për Veprimtarinë Inovative, në të cilën do të integrohen të gjithë ndryshimet në ligjin e BE-së dhe do të sigurojë mundësi më të shumta  për punonjësit kërkimoro- shekncor në vend.

Ministri rikujtoji se procesi i ndërtimit të Strategjisë për specializim të zgjzar të Maqedonisë së Veriut, si dokument strategjik në të cilin do të përcaktohen  fushat më të përshtatshme në të cilat shteti duhet të investojë në pajtim të  resurseve dhe potencialeve në dispozicion, që  të arrijë avansim  më të shpejtë dhe më të madh , ka përfunduar pas më shumë se 3 vitesh punë intensive, ku më pas vijon implementimi i këtij dokumenti.

Në konferencë u drejtuan edhe disa përfaqësues të tjerë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera nga Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, si dhe përfaqësues të Qendrës së Përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian.

 

[ Tuesday, October 18, 2022 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar