Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë Veriore njofton se Guvernatori i rajonit të Usti, z. Jan Shiller, në emër të "Virtuozëve - Gara Ndërkombëtare e Pianos" në Usti mbi Labem, ka dërguar ftesë për pjesëmarjen e 55-të Garës Ndërkombëtare të Pianos, i cili do të mbahet në datat 23-25 nëntor të këtij viti në Usti mbi Labem. , Republika Çeke. . Bëhet fjalë përgarë për nxënës në katër kategori edhe atë : kategoria e I. deri në 9 vjet, kategoria e II.e moshës 10 deri në 11 vjeç, kategoria e III.e moshës 12 dhe 13 vjetë , kategoria e IV. garojnë në moshën 14 deri në 15 vjetë.
Organizator i garës ndërkombëtar të 55-të të sivjetmë të titulluar "Virtuozët për muzikën e pianos" është Shkolla Fillore e Arteve Eva Randova nga Usti nad Labem, në bashkëpunim me qytetin dhe rajonin Usti nad Labem, dhe tradicionalisht mbahet që nga viti 1968, kur një grup entuziastësh nga Klubi i Miqve të Muzikës dhe mësimdhënës të Shkollës Kombëtare të Artit të atëhershëm në Usti nad Labem, organizuan konkurs për pianistë të rinj nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.
Përveç rajonit Usti dhe qytetit Usti nad Labem, gara ndërkombëtar mbështetet edhe nga institucionet çeke: Ministria e Kulturës, Fondi Shtetëror i Kulturës dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Kushtet dhe më shumë informacion rreth konkursit publikohen në faqen zyrtare: www.virtuosiipc.com, dhe aplikimi është deri më 25.09.2022. .