Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Ndërtojmë sistem arsimor inkluziv por krijimi i një shoqërie pa stigma është përgjegjësi e të gjithëve

Shaqiri: Ndërtojmë sistem arsimor inkluziv por krijimi i një shoqërie pa stigma është përgjegjësi e të gjithëve

 

Shaqiri: Ndërtojmë sistem arsimor inkluziv por krijimi i një shoqërie pa stigma është përgjegjësi e të gjithëve

 

 

Shërbimi asistencë arsimore në arsimin fillor, tashmë për të dytin vit radhazi është obligim i shtetit, ndërsa numri i asistentëve arsimorë prej 500 është rritur këtë vit në 750. Në vitet e fundit kemi zbatuar edhe transformimin e shkollave fillore të veçanta në shkollat ​​fillore me qendër burimore, ndërsa paralelet e veçanta tani janë qendra për  mbështetje të të mësuarit e nxënësve me pengesa. Këto janë pjesë e masave dhe aktiviteteve konkrete që i realizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ngritjen e nivelit të inkluzivitetit së sistemit edukativo- arsimor, për të cilat ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri foli në konferencën ndërkombëtare shkencore dhe profesionale “Arsimi i Personave me pengesa” –gjendjet dhe perspektivat”, në Shkup, organizuar nga Unioni i edukatorëve Special dhe Rehabilitatorëve, Fakulteti Filozofik – Shkup dhe Fakulteti Pedagogjik – Tetovë.

 

Arsimi inkluziv tashmë është normë globale. Dhe për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, një nga prioritetet është ofrimi i arsimit cilësor që do t`i ndihmojë çdo fëmije të shfrytëzojë plotësisht potencialin e tij në mënyrë që të integrohet me sukses në shoqërinë dhe të jetë qytetar i lumtur”, tha ministri Shaqiri , duke shtuar se konferencë si kjo japin kontribut të rëndësishmë në përmirësimin e mundësive për arsimin e fëmijëve të cilën nuk duhet të jenë të pafavorshëm për shkak të diversitetit të tyre.

 

Vitet e fundit janë intensifikuar aktivitetet për të ofruar arsim cilësor inkluziv. Në përputhje me Konceptin e ri për arsim fillor, filluam me procesin e adaptimit të teksteve shkollore dhe botimin e tyre me alfabetin Braj, si dhe përshtatjen e tyre në format audio, me audiolexues që mund të lexojë materialet mësimore në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

 

Gjithashtu intensifikuam investimet në qasjen e objekteve infrastrukturore, kështu  që kusht për miratimin e mjeteve buxhetore për projektet investive të komunave dhe shkollave është qasja deri te objekti për personat me pengesa.

Ndarja e bursave për nxënës me vështirësi rregullohet me programet për standardet e nxënësve dhe studentëve dhe punojmë për zgjerimin e mundësive për këto nxënës”, theksoi Shaqiri.

 

Ministria bashkëpunon edhe me institucione të tjera dhe shoqata civile në projekte të shumta që avancojnë procesin e mësimit inkluziv. Por, sip potencoi ministri Shaqiri, në mënyrë që inkluziviteti të mos jetë ide që premton më shumë sesa mund të realizohe, e domosdoshme është që e gjithë shoqëria, në të gjitha nivelet, përfshirë edhe atë personale, të qëndrojë prapa saj. Ai tha se inkluziviteti është sfidë komplekse edhe në kohë të stabilitetit shoqëror, ndërsa veçanërisht rëndohet në kushtet kur kalojmë nëpër kriza ekonomike dhe sociale prandaj, tani është edhe më e rëndësishme të gjihtë të përfshihemi në ndërtimin e një shoqërie pa stigma.    

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar