Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Opsioni më i mirë për mësimdhënie cilësore është komunikimi i drejtpërdrejtë mësues-nxënës, mësimi online është vetëm zëvendësim në kushte të jashtëzakonshme

Shaqiri: Opsioni më i mirë për mësimdhënie cilësore është komunikimi i drejtpërdrejtë mësues-nxënës, mësimi online është vetëm zëvendësim në kushte të jashtëzakonshme

 

Shaqiri: Opsioni më i mirë për mësimdhënie cilësore është komunikimi i drejtpërdrejtë mësues-nxënës, mësimi online është vetëm zëvendësim në kushte të jashtëzakonshme

 

Digjitalizimi i sistemit arsimor është në krye të agjendës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Krahas mësimit online, të cilin e praktikuam gjatë pandemisë, do të veçoj edhe proceset e pajisjes së shkollave me teknologji moderne IT, digjitalizimin e teksteve shkollore, digjitalizimin e shërbimeve të ofruara nga ministria, si dhënien e bursave apo aplikimi për akomodim në konviktet studentore dhe të nxënësve i cili zbatohet në mënyrë elektronike, aplikacioni për ushtrimin e të drejtave në fushën e shkencës dhe lista e shërbimeve elektronike po zgjerohet vazhdimisht.

 

 Duke theksuar rëndësinë e digjitalizimit në arsim, ministri Jeton Shaqiri, në fjalimin e tij në Universitetin e Tetovës, tha se opsioni më i mirë për mësim është prania fizike e nxënësve në shkolla.

 

 “Komunikimi i drejtpërdrejtë mësues-nxënës mundëson përvetësim më të mirë të materijalit mësimor, kontroll më të madh mbi vetë nxënësit nga mësuesit dhe monitorim më të mirë të angazhimit të tyre, zbulim më të lehtë të atyre nxënësve që në një moment të caktuar kanë nevojë për më shumë mbështetje për një pjesë të materijalit mësimor dhe në proces të përgjithshëm arsimor cilësor”, theksoi Shaqiri.

 

 Pandemia veproi si nxitës i digjitalizimit të arsimit dhe është mirë që ne e kemi përmirësuar sistemin tonë arsimor në këtë aspekt, vlerësoi ministri Shaqiri, duke shtuar se tani, nëse është e nevojshme, lehtë mund të kalojmë në ndjekjen e mësimit online.

 

 “Në botën e sotme plot me sfida, nuk mund ta dimë asnjëherë se kur, kundër vullnetit tonë, mund të ndodhë mbyllja e shkollave dhe procesi arsimor duhet patjetër të vazhdojë. Tashmë jemi të sigurt se mund ta bëjmë të mundur këtë, pikërisht sepse në periudhën e kaluar i jemi përkushtuar digjitalizimit të sferës së arsimit”, përfundoi ministri.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar