Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Aliu: Cilësia e arsimit është bazë për zhvillimin e kapitalit njerëzor

Aliu: Cilësia e arsimit është bazë për zhvillimin e kapitalit njerëzor

 

Forcimi i kapitalit njerëzor është një nga sfidat më të mëdha në vend. Cilësia e arsimit është bazë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, procese reformash në sistemin arsimor kombëtar, por ende duhen bërë investime për të përmirësuar rezultatet e të nxënit. Një nga inovacionet është vlerësim kombëtar i testimit me çka do të plotësohen kushtet e monitorimit, evoluimit të suksesit të nxënësve në nivel kombëtar në arsimin fillor.

Këtë e tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu i konferencës kombëtare “Përmirësimi i sistemit për TAP-në në 5 rajone – potencial dhe vlerësimi i kapaciteteve në shkollat e mesme profesionale në rajonet.

Ai theksoi se në arsimin profesional ka nisur reformë thelbësore me qëllim të formohen të rinj të përgatitur t`i plotësojnë kërkesat e tregut të punës.

- Vitin e kaluar shkollor në të gjitha shkollat ​​e mesme profesionale kemi pasur 97 paralele duale dhe 1400 nxënës. Këtë vit kemi mbi 200 paralele duale dhe 2700 nxënës. Vitin e kaluar ishin 250 kompani të përfshira, ndërsa këtë vit janë mbi 400 të përfshira në këtë proces.

Pjesë e ndryshimeve të ndërmarra me vendosjen e qendrave rajonale të arsimit profesional në nivel kombëtar janë të orientuara në kulturën e inovacionit në nivel rajonal dhe kombëtar. Në fokus është të investojmë në zhvillimin e komuniteteve çfarë të mësojnë duke u shoqëruar nxënësit, studentët, mësimdhënësit, profesorët, prindërit dhe komuniteti i biznesit, shtoi Aliu, duke theksuar se në prill të këtij viti ishte miratuar koncepti për zhvillimin e qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional në përputhje me strategjinë për arsim 2018/2025.

Koncepti, tha zëvendësministri, ishte përgatitur me iniciativë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa ka filluar me hulumtimin e ofertës arsimore dhe kërkesën e shkathtësive të punës në tregun e punës, ndërsa në mënyrë shtesë  janë mbajtur konsultime me faktorët ndërkombëtarë dhe kombëtarë.

- Përmes fushatës “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, e cila zbatohet vazhdimisht në dy vitet e fundit, janë identifikuar nevojat lokale për drejtime të caktuara profesionale, të cilat tashmë janë pjesë e politikës së regjistrimit për shkollat ​​e mesme profesionale. Mu për këtë në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe Odën Ekonomike është përsëritur vlera e konceptit të arsimit dual. Kjo është qasje efikase dhe efektive për të mësuarit drejtpërdrejt në vendin e punës në kompaninë, e cila mundëson përfitimin e njohurive dhe shkathtësive praktikisht të zbatueshme dhe krijimin e një fuqisë punëtore të përgatitur mirë për të hyrë në tregun e punës menjëherë pas përfundimit të arsimit, theksoi Aliu.

Qendrat rajonale të arsimit dhe trajnimit profesional, theksoi zëvendësministri i arsimit, mund të luajnë rol të rëndësishëm për avancimin e sistemit arsimor me iniciativat për inovacion, zhvillim ekonomik dhe konkurrencën, ndërsa njohuritë nga puna e gjerë kërkimore në projektin për pesë rajonet e – Shkupit, Pellagonisë, Lindjes, Juglindjes dhe rajonin e Vardarit do të përfaqësojë bazë solide për forcimin e proceseve reformuese në pjesën e arsimit dhe trajnimit profesional.

[ Monday, October 3, 2022 ] [ 1 ]

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar