Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje për aplikim në kuadër të programit rajonal të shkëmbimit të shkollave të mesme "Supershkolla"

Thirrje për aplikim në kuadër të programit rajonal të shkëmbimit të shkollave të mesme "Supershkolla"

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor ka shpallur thirrjen për aplikim në kuadër të programit rajonal të shkëmbimit të shkollave të mesme “Supershkolla”.

 

Thirrja është një mundësi për shkollat, nxënësit dhe arsimtaret dhe synon të mbështesë procesin e pajtimit, si dhe dialogun ndërkulturor dhe mësimin ndërmjet nxënësve dhe komuniteteve të tyre. Nëse zgjidhen, shkollat e mesme me këtë program do të kenë mundësinë të kryejnë shkëmbime shkollore me një shkollë partnere nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe të marrin pjesë në aktivitete programore të dedikuara për ndërtimin e kapaciteteve, lidhjes dhe bashkëpunimit të tyre.

 

Më shumë informacion në linkun e mëposhtëm: https://www.rycowb.org/?p=13729

 

Konkursi

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar