Në bazë të Nenit 17-a paragrafi 1 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm („Gazeta zyrtare e RMV„ nr.98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18), MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, shpall:
THIRRJE TË PËRSËRITUR PËR SHPREHJE TË INTERESIT PUBLIK
për formimin e ekipeve të autorëve për përgatitjen e dorëshkrimeve për tekstet shkollore për vitin e I të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar.
Ekipet e autorëve do të formohen për lëndët mësimore në vijim:
EMRI I LËNDËS |
|
1. |
Tekstil, lëkurë dhe sektore të tjera për vitin e I, SEKTORI/PROFESIONI: TEKSTIL, LËKURË DHE PRODUKTE TË NGJASHME / TEKSTILE-LËKURE: Lëndët e përbashkëta për kualifikimin e profilit arsimor: teknik për përpunimin e veshjeve, teknik për modelimin e veshjeve, teknik për dizajnimin e veshjeve, teknik këpucësh, teknik për modelimin e këpucëve. |
2. |
Bazat e dizajnit për vitin e I, SEKTORI/PROFESIONI: TEKSTIL, LËKURË DHE PRODUKTE TË NGJASHME / TEKSTILE-LËKURE Lëndët për kualifikim të profilit arsimor: Teknik për dizajnimin e veshjeve |
3. |
Estetika për vitin e I, SEKTORI/PROFESIONI: TEKSTIL, LËKURË DHE PRODUKTE TË NGJASHME / TEKSTILE-LËKURE Lëndët për kualifikim të profilit arsimor: Teknik këpucësh |
4. |
Estetika për vitin e I, SEKTORI/PROFESIONI: TEKSTIL, LËKURË DHE PRODUKTE TË NGJASHME / TEKSTILE-LËKURE Lëndët për kualifikim të profilit arsimor: Teknik për përpunimin e veshjeve |
5 |
Higjiena dhe ekologjia për vitin e I, SEKTORI/PROFESIONI: HOTELIERI DHE TURIZËM / HOTELIERIKE-TURISTIKE Lëndët e përbashkëta për kualifikimin e profilit arsimor: teknik hotelierik, teknik hotelierik për turizëm rural, teknik për ngjarje dhe animacione dhe teknik turistik për hotel |
6. |
Materiale elektroteknike për vitin e I, SEKTORI/PROFESIONI: ELEKTROTEKNIKA/ELEKTROTEKNIKA Lëndët e përbashkëta për kualifikimin e profilit arsimor: elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion, elektroteknik dhe teknik energjetik, elektroteknik për teknologjinë kompjuterike dhe automatizimin |
7. |
Shërbimet personale dhe sektorë të tjerë të kualifikimit për vitin e I SEKTORI/PROFESIONI: SHËRBIMET PERSONALE Lëndët e përbashkëta për kualifikimin e profilit arsimor: teknik për optikën e syve, teknik për përkujdesin kozmetik dhe të bukurisë |
8. |
Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe të punës për vitin e I SEKTORI/PROFESIONI: GJEOLOGJI, MINIERA DHE METALURGJI / GJEOLOGJIKE, MINERARE DHE METALURGJIKE Lëndët e përbashkëta për kualifikimin e profilit arsimor: teknik për gjeologji dhe miniera dhe teknik metalurgjik |
9. |
Fizika për vitin e I (profesioni elektroteknik, profesioni ndërtimor-gjeodezi, profesioni grafik, profesioni kimiko-teknologjik, shërbimet personale, profesioni mekanik, profesioni i trafikut, profesioni i pylltarisë dhe përpunimit të drurit, profesioni shëndetësor, profesioni bujqësoro-veterinare) arsimi i mesëm profesional katërvjeçar |
10. |
Art figurativ për vitin e I, arsimi i mesëm profesional katërvjeçar |
Ekipet e interesuara të autorëve duhet të dorëzojnë aplikacionin për ekip autori në Arkivin e Shërbimit Pedagogjik – rr. ,,Sh. Kirili dhe Metodij” nr. 54, Shkup, përfundimtarish deri me 15.06.2022 (aplikacioni).
Në aplikim, autorët nga ekipi i autorëve kanë për obligim të dorëzojnë:
- Vërtetim ose diplomë për arsimin e duhur të përfunduar në formë origjinale ose kopje e verifikuar në noter (autorët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
- Deklaratë se i plotësojnë kushtet në përputhje me Nenin 11 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se do të lidhë marrëveshje vetëm me ekipet e autorëve, dorëshkrimet e të cilëve për tekstet shkollore janë miratuar me vendim të Komisionit Kombëtar për tekstet shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.