Me reformën themelore në arsim, veçanërisht me ndryshimet që po bëjmë në arsimin e mesëm profesional, kemi për çëllim të formojmë të rinj të përgatitur për të përmbushur kërkesat e tregut të punës. Kështu deklaroi Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu në Panel diskutimin e përkushtuar të njohurive të arsimit profesional të avansimit dhe lidhjës së tyre me tregun e e punës , e cila u mbajt në Prishtinë, Kosovë
Ditët e sotme kemi nevojë për kuadër profesional dhe të aftë, të cilët janë të gatshëm të kyçen në tregun e punës në çdo moment. Kompanitë kanë nevojë për njerëz të rinj dhe të arsimuar, të cilët janë të etur për të zhvilluar dhe thelluar atë që kanë mësuar. MASH, përmes procesit të sigurimit të arsimit gjithëpërfshirës dhe të integruar të oreintuar drejt nxënësve, realizon tre prioritetet kryesore në fushën e politikave për të rinjtë, ndërsa ato janë ulja e e papunësisë tek të rinjtë duke rritur punësueshmërinë, përfshirjen e të rinjve në procesin e vendimmarrjes, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre dhe dhënien e mundësisë për të krijuar shoqëri sipas masës së tyre, tha Aliu
Reformat e arsimit profesional,shtoi Zëvëndësministri, i filluam me qëllim t’i përforcojmë lidhjet ndërmjet arsimit dhe punës dhe t’i japim përgjigje të shpejtë ndryshimeve të nevojshme në tregun e punës
Ai, Potencoi se Përmes dialogut social “Mëso me mençuri , puno me profesionalizëm ”, i cili tanimë dy vite po zbatohet në Maqedoninë e Veriut, identifikuam nevojat lokale për drejtime të caktuara profesionale dhe ato tanimë janë pjesë e politikës së regjistrimit në shkollat e mesme profesionale.
Në kushte të deficitit të kuadrit profesional, modeli i këtillë i arsimit siguron qasje të suksesshme në tregun e punës, mirëpo, njëkohësisht, për të rinjtë që dëshirojnë të avancojnë arsimin e tyre, jep mundësi për avancim të suksesshëm akademik në Fakultete teknik, rolë kyç në avancimin e arsimit profesional kanë mësidhënësit kompetent dhe të përkushtuar, të cilët vazhdimisht avancojnë kompetencat e tyre teknike dhe shkathtësitë pedagogjike përmes zhvillimit dhe mbështetjes cilësore profesionale thekosi Aliu, duke theksuar se me zgjerimin e konceptit të arsimit dual , i cili u dëshmua si efikas, sepse të mësuarit e drejtpërdrejt në vendin e punës në kompani, mundëson përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive praktikisht të zbatueshme dhe krijimin e fuqisë punëtore të përgatitur mirë për të hyrë në tregun e punës menjëherë pas diplomimit, por edhe të rinj të përgatitur mirë për të vazhduar arsimin e lartë.
Vitin e kaluar shkollor në të gjitha shkollat e mesme profesionale në Maqedoninë e Veriut ishin 97 paralele duale me gjithsej 1400 nxënës. Këtë vit kemi mbi 200 paralele duale dhe 2700 nxënës. Vitin e kaluar ishin 250 kompani pjesëmarrëse, ndërsa këtë vit kemi mbi 400, theksoi Zëvëndësministri i Arsimit dhe Shkencës.