Vazhdon promovimi i përparësive dhe përfitimeve të arsimit të mesëm profesional në prag të regjistrimeve në shkollat e mesme. Sot në kuadër të fushatës “Mëso me mençuri , puno me profesionalizëm ”, ditë të hapura për gjimnazistët e ardhshëm organizuan shkollat e mesme profesionale “Dimitar Misarxhiev ziev” dhe “Jane Sandanski” në Shtip, si dhe “Koço Racin” në Sv. Nikollë.
Në aktivitetet promovuese mori pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu, i cili u bëri thirrje gjysmëmaturantëve nga këto dy qytete që të mendojnë mirë se ku do të vazhdojnë shkollimin, duke i udhëzuar që t`i kushtojnë vëmendje arsimit të mesëm profesional, për të cilin siç theksoiofron probabilitet më të madh për performancë të suksesshme në tregun e punës pas përfundimit të shkollës, por edhe bazë e mirë për avancim të mëtejshëm akademik.
Përkujtoi se numri i paraleleve duale në të cilat më shumë vëmendje i kushtohet mësimit praktik,në llogari të studimit të teorisë,është rritur kryesishtë pothuajse në të gjitha shkollat e mesme profesionale.Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme, i cili fillon nga mesi i qershorit, parasheh gjithsej 227 paralele duale në të cilat mësimi do të realizohet me mbështetjen e mbi 450 kompanive nga sektori privat.