Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / BURSA NË KUADËR TË PROGRAMIT KOMBËTAR TË SLLOVAKISË PËR MOBILITET

BURSA NË KUADËR TË PROGRAMIT KOMBËTAR TË SLLOVAKISË PËR MOBILITET

 

 

 

Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup shpall thirrje për aplikime për bursa në kuadër të Programit Kombëtar të Sllovakisë për mobilitet (Slovak National Scholarship Programme of the Slovak Republic for the Support of Mobility).

 

Thirrja i referohet qëndrimit studimor të studentëve të huaj, studentët e studimeve të doktoratës, profesorëve universitarë, studiuesve dhe artistëve të institucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave kërkimor sllovake, për  vitin akademik ,semestrin veror 2022/2023.

 

Informacionet më të hollësishme dhe kushtet për bursat janë publikuar në  ueb faqen: www.stipendia.sk dhe www.scholarship.sk

 

Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në ueb faqen www.scholarship.sk,  së voni deri më 31 tetor 2022, ora16:00.

 

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni drejtpërdrejt:

Ms.Kristina Sallerova, e-mail: nsp-sk@saia.sk   dhe

Ondrej Aradský, e-mail: ondrej.aradsky@saia.sk, аdministrator të programit.

 

Gjithashtu, Ambasada e Republikës së Sllovakisë informonë se në kuadër të Programit Kombëtar të Sllovakisë për mobilitet, do të mbahet  uebinar "Bursa për studime dhe kërkime në Sllovaki" për kandidatët potencialë nga jashtë me rastin e afatit të ardhshëm për dorëzimin e aplikimeve për bursa për qëndrime studimore, kërkimore, artistike dhe mësimore në semestrin veror të vitit akademik 2022/2023. .

 

Uebinari do të përmbajë  prezantim për Sllovakinë dhe informacion se si të aplikoni saktë, çfarë të mbani mend dhe çfarë të shmangni kur aplikoni për  bursë në kuadër të Programit Kombëtar të Sllovakisë për mobilitet. Uebinari do të mbahet në gjuhën angleze. Qëllimi kryesor i Uebinarit është të minimizojë numrin e aplikimeve me mangësi formale duke informuar kandidatët,ndërsa në këtë mënyr për të përmirësuar  cilësinë e aplikacioneve të dorëzuara.

Uebinari "Bursat për studime dhe kërkime në Sllovaki" 29 shtator 2022 , do të mbahet në ora 15:00.

 

Link për t`u bashkuar në uebinar: https://bit.ly/3f0K1C6 

Informacione për ueb faqen: https://www.saia.sk/en/main/news/news/study-and-research-scholarships 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar