Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri në takim me ambasadoren rumune Adela Monika Aksinte: Bashkëpunimin e suksesshëm duhet ta intesifikojmë

Shaqiri në takim me ambasadoren rumune Adela Monika Aksinte: Bashkëpunimin e suksesshëm duhet ta intesifikojmë

 

Shaqiri në takim me ambasadoren rumune Adela Monika Aksinte: Bashkëpunimin e suksesshëm duhet ta intesifikojmë

 

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot ka realizuar takim me ambasadoren e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Adela Monika Aksinte. Në takim u bisedua për avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në pjesën e arsimit dhe shkencës.

 

“Me Rumaninë mike edhe tani shënojmë bashkëpunim të suksesshëm arsimor. Posaçërisht dua të theksoj se shumë nga të rinjtë tanë përdorin bursa për studime deridiplomike, të magjistraturës dhe doktoraturës në universitetet shtetërore në Rumani. “Ambasadoren e njoha edhe me aktivitetet e ardhshme, planet dhe prioritetet e Ministrisë, që synojnë krijimin e arsimit cilësor gjithëpërfshirës për çdo fëmijë”, theksoi ministri Shaqiri.

 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ekziston interes i përbashkët për zgjerimin e mëtejshëm të mbështetjes dhe shkëmbimit të përvojave në arsim dhe shkencë, si mekanizmat më të fortë për rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar të vendeve dhe mënyrat e treguara për krijimin e relacioneve të ngushta mes popujve të të dy vendeve.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar