Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri pjesëmarrës në Samitin Ndërkombëtar për Profesionin e Mësimdhënësit në Valencia

Shaqiri pjesëmarrës në Samitin Ndërkombëtar për Profesionin e Mësimdhënësit në Valencia

 

Shaqiri pjesëmarrës në Samitin Ndërkombëtar për Profesionin e Mësimdhënësit në Valencia

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar për profesionin e mësimdhënësit që mbahet prej 11 deri më 13 maj në Valencia, ndërsa e organizon Ministria e Arsimit dhe Trjanimit të Përgjithshëm dhe  Profesional e Spanjës në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik. dhe Zhvillimi - OECD dhe Education International - organizata më e madhe globale e përbërë nga sindikatat e mësimdhënësve në mbarë botën.

Ky vit, i cili bashkon ministrat e arsimit dhe liderët e sindikatave në fushën e arsimit nga vendet që kanë zhvilluar sisteme për arsim me performancë të lartë ose tregojnë përparim të shpejtë në përputhje me rezultatet e PISA-s, fokusohet në aktivitetet e mëposhtme të cilat  pas pandemisë me Kovid-19 duhet bashkërisht t`i ndërmarrin qeveritë dhe sindikatat e arsimit që të zvogëlohen pasojat në lidhje të njohurisë dhe zhvillimit të të rinjve.

Janë parshikuar panel diskutime kushtuar aplikimit të teknologjive  dhe mjeteve digjitale në shkolla, rëndësia e të cilave është vërtetuar veçanërisht në periudhën e kaluar kur për shkak të përhapjes së sëmundjes mësimi organizohej online. Gjatë kohës së Samitit do të diskutohet edhe për potencialin e sistemeve arsimore për të kontribuar në ndërtimin e bashkësive dhe shoqërive më inkluzive, duke pasur parasysh se në dy vitet e fundit pikërisht shkollat i bashkuan nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për të punuar së bashku për të gjetur dhe aplikuar forma të reja të të mësuarit që pastaj nuk do ta sjellin në rezik shëndetin publik. Në të njëjtën kohë, panelistët do të diskutojnë edhe për rolin e mësimdhënësve dhe bashkësive shkollore në sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme.

Shkëmbimi i përvojave ndërmjet pjesëmarrësve të samitit do t`i ndihmojë shteteve t`i përcaktojnë politikat e ardhshme për përmirësimin e cilësisë së sistemeve arsimore kombëtare dhe për t`iu përshtatur kohëve të reja të pasigurisë dhe sfidave.

Ministrat e arsimit, udhëheqësit e sindikatave dhe pjesëmarrësit e tjerë në samitin, nën udhëheqjen e ministres spanjolle të Arsimit, Pillar Allegria Kontinente, do të vizitojnë 6 shkolla fillore dhe fusha të ndryshme të arsimit të mesëm dhe do të njihen me të gjitha karakteristikat e sistemit arsimor spanjoll.

Ky është edicioni i dymbëdhjetë i Samitit Ndërkombëtar për profesionin e mësimdhënësit, i cili organizohet vazhdimisht që nga viti 2011.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar