Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Grant prej 3 milionë eurosh për rikonstruimin e 30 sallave sportive dhe për blerjen e pajisjeve sportive

Shaqiri: Grant prej 3 milionë eurosh për rikonstruimin e 30 sallave sportive dhe për blerjen e pajisjeve sportive

 

Shaqiri: Grant prej 3 milionë eurosh për rikonstruimin e 30 sallave sportive dhe për blerjen e pajisjeve sportive

 

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka postuar një status në Facebook në lidhje me informacionin se më datë 17 maj do të nënshkruajë një marrëveshje granti prej 3 milionë eurosh, me të cilën do të financohet rikonstruimi i 30 sallave sportive ekzistuese në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe do të sigurohen pajisje të reja sportive për gjithsej 50 salla sportive brenda shkollave fillore.

Bëhet fjalë për objekte ku sipas analizave të Ministrisë së arsimit dhe shkencës është vlerësuar se ka më tepër nevojë për investime për arsye të përmirësimit të kushteve për sport dhe rekreacion, si bazë për zhvillimin e duhur fizik dhe mendor të nxënësve me çka do të kemi breza të rinj të shëndetshëm.

Në fillim të mandatit tim, kam thënë se investimi në infrastrukturën arsimore do të jetë një nga prioritetet kryesore në punën time dhe kjo do të jetë një arritje e madhe në këtë drejtim. Projekti nuk do ta detyrojë shtetin nga pikëpamja financiare, sepse bëhet fjalë për fonde të pakthyeshme të marra përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, për çka i jam sinqerisht mirënjohës Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

„Vazhdojmë të punojmë në interes të nxënësve dhe të ofrojmë kushte për arsimim më cilësor", shkruan ministri në statusin e tij në Facebook.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar