Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje për paraqitjen e Programeve për arsim akademik për vitin 2022 të sponsorizuara nga Ministria e Tregtisë e RP Kinë

Thirrje për paraqitjen e Programeve për arsim akademik për vitin 2022 të sponsorizuara nga Ministria e Tregtisë e RP Kinë

 

 

Ministria e Tregtisë e RP Kinë do të sponsorizojë Programet e arsimit akademik (studimet pasdiplomike dhe studimet e doktoraturës) në universitetet shtetërore në RP Kinë për vitin akademik 2022/2023 në kohëzgjatje prej 1 deri në 3 vjet për studentët maqedonas.

Lista e Programeve të Arsimit Akademik për vitin 2022 është në linkun e mëposhtëm: https://www.china-aibo.cn/en/info/1005/1283.htm ku mund të shihet përshkrimi i programit, mënyra e aplikimit, kontakt personi përgjegjës për programin si dhe informacione të tjera shtesë.

Mënyr e aplikimit:

1. Aplikimi është online në përputhje me dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim, duke marrë parasysh afatin përfundimtar të aplikimit,

2. Për çdo pyetje në lidhje me programin, drejtohuni drejtpërdrejt në email deri te personi përgjegjës për programin.

3. Aplikantët duhet të sigurojnë Vërtetim për  mos gjykim me dokumentet e tjera të nevojshme.

4. Aplikantët duhet të dërgojnë të gjitha dokumentet e domosdoshme si dhe vërtetimin e mos gjykimit me email: mk@mofcom.gov.cn më së voni deri më datë 10 maj 2022

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar