Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Aliu: nga motivimi i punës të mësimdhënësve më së shumti varet cilësia e procesit të arsimit dhe ne për këtë angazhohemi për përmirësimin e statusit të tyre materiale

Aliu: nga motivimi i punës të mësimdhënësve më së shumti varet cilësia e procesit të arsimit dhe ne për këtë angazhohemi për përmirësimin e statusit të tyre materiale

 

Aliu: nga motivimi i punës të mësimdhënësve më së shumti varet cilësia e procesit të arsimit dhe ne për këtë angazhohemi për përmirësimin e statusit të tyre materiale

 


Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e fokusuar në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme që do t`i motivojë mësimdhënësit që të jenë edhe më të përkushtuar në vendet e tyre të punës dhe me këtë mënyrë të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së procesit edukativo-arsimor. Këtë e tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, gjatë kohë kur ishte si mysafir në emisionin debativ në Tv Shenja, ku është diskutuar për gjendjen aktuale në arsim dhe grevën e SASHK-ut për shkak të së cilës për më shumë se dy javë në shkollat nuk organizohet mësimi .

“Si ministri jemi të interesuar që të gjejmë zgjidhje që është në interesin më të mirë të mësimdhënësve, gjegjësisht në kahjen e ngritjes së dinjitetit të punëtorëve arsimor. Unë jam profesores dhe jam pjesë e procesit mësimor më​shumë se 20 vitesh dhe kam anëtar të familjes të cilët punojnë poashtu në arsim. “Të gjithë ne e dimë se sa i rëndësishëm është motivimi për punë dhe për këtë, tani në rolin e zëvendësministrit në këtë resor, jam i përkushtuar që të gjej zgjidhjen më të mirë për të gjithë ata që punojnë në këtë fushë”, tha Aliu.

 

​Ai potencoi se mësimdhënës i kënaqur do të thotë rritja e kontributit​ në prodhimin e gjeneratave cilësorë të nxënësve që do të vazhdojnë të jenë edhe më tej pasqyrë e shoqërisë.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/28/2024

11/28/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar