Akademia Sportive fillon kërkimin e talenteve sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të jenë pjesë e SHMSH „Akademia Sportive” në paralele për futboll, hendboll, basketboll dhe tenis për vitin shkollor 2022/2023, të cilat përveç Shkupit parashihen si paralele brenda shkollave të mesme publike jashtë selisë, në komunat në vijim:
- SHMK „Kuzman Shapkarev” – Manastir, futboll dhe hendboll
- SHMK „Pero Nakov“ – Kumanovë, basketboll,
- SHMK „Gjorçe Petrov“ – Kavadarci, basketboll,
- SHKHT „Vanço Pitoshevski“ – Ohër, futboll,
- SHMK Gjimnazi „Mirçe Acev“ – Prilep, futboll,
- SHMK „Nikolla Karev” – Strumicë, futboll,
- SHMK „Kiril Pejçinoviq“ – Tetovë, futboll,
- SHMK „Koço Racin“ – Veles, futboll,
- SHMK „Gostivar“ – Gostivar, futboll,
- SHMK „Kole Nehtenin” – Shtip, futboll,
Qëllimi i Akademisë Sportive është t`u mundësojë studentëve, talenteve sportive, të arrijnë rezultate të larta sportive dhe të përgatiten që në moshë të hershme për t`u anëtarësuar në ekipet kombëtare sportive për futboll, hendboll, basketboll dhe tenis.
Studentët do t`i nënshtrohen programit për edukimi dhe trajnimi të posaçëm, të krijuar posaçërisht. Ekipet profesionale të përbëra nga një trajner dhe zëvendësi i tij dhe një fizioterapist do të punësohen për të punuar me nxënësit. Kandidatët për regjistrim në vitin e parë në shkollën e mesme do të përzgjidhen nga komisioni profesional.
Përzgjedhja do të bëhet në faza:
- Skauting nga persona profesional
- Përzgjedhja nga ekipi profesional
- Testimi i aftësive psiko-fizike nga komisioni profesional
Nxënësit që do të pranohen, të cilët nuk janë nga rajoni ku do të vijojnë mësimin, do të pajisen me akomodim dhe ushqim, si dhe transport për në shkollë dhe në terrene sportive do të sigurohet për të gjithë nxënësit, në përputhje me Ligjin.
Lista e vendndodhjeve dhe datave në të cilat do të bëhet përzgjedhja fillestare nga Federata specifike e Sporteve është si në vijim:
Për paralelet sportive të hendbollit:
Zgjedhja e parë
Shkup
Data: 16.05.2022
Vendi: Salla sportive e „Heronjve të Maqedonisë" (salla në FFOSZ) - Shkup
Fillim: Ora 10:00
Zgjedhja e dytë
Shkup
Data: 23.05.2022
Vendi: Salla sportive e „Heronjve të Maqedonisë" (salla në FFOSZ) - Shkup
Fillim: Ora 10:00
Personi përgjegjës: Mileva Velkova 077/932-747
* Kandidatët aplikojnë në vendngjarje gjysmë ore para fillimit të përzgjedhjes.
* Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë vërtetim për kryerjen e kontrollit mjekësor nga institucioni i autorizuar për mjekësi sportive
Për paralelet sportive të basketbollit:
Shkup
Data: 04 Maj viti 2022
Vendi: QRS „Kale“ (salla e madhe) Shkup Fillim: Ora 09:00
Kavadarci
Data: 04 Maj viti 2022
Vendi: SHMK „Gjorçe Petrov“ Kavadarci
Fillim: Ora 12:30
Kumanovë
Data: 05 Maj viti 2022
Vendi: SHMK „Pero Nakov“ Kumanovë
Fillim: Ora 11:00
Personi përgjegjës: Marjan Srbinoski 078/399-888
* Kandidatët aplikojnë në vendngjarje gjysmë ore para fillimit të përzgjedhjes.
* Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë vërtetim për kryerjen e kontrollit mjekësor nga institucioni i autorizuar për mjekësi sportive.
Për paralelet sportive të tenisit:
Zgjedhja e parë
Shkup
Data: 09.05.2022 Vendi: KT Jug – Shkup, Parku i Qytetit p.nr. – Shkup
Fillim: Ora 10:00
Zgjedhja e dytë
Shkup
Data: 16.05.2022 Vendi: KT Jug – Shkup, Parku i Qytetit p.nr. – Shkup
Fillim: Ora 10:00
Personi përgjegjës: Grigor Sanev 075/351-118
Kandidatët aplikojnë në vend të përzgjedhjes pak para fillimit të përzgjedhjes.
Për paralelet sportive të futbollit:
Tetovë
Data e PËRZGJEDHJES së kandidatëve më 17.05.2022 (e martë). Mbledhja në ora 9.00 në Fushën me bar artificial të Komunës së Tetovës.
Informacione te koordinatorët rajonal Borçe Mirçeski 075 / 334-224 (për paralele në gjuhën maqedonase) dhe Fisnik Hyseni 070 / 769-466 (për paralele në gjuhën shqipe)
Gostivar
(qytetet tjera të mbuluara nga kjo përzgjedhje: Kërçovë)
Data e PËRZGJEDHJES së kandidatëve më 17.05.2022 (e martë)
Mbledhja në ora 11.00 në Fushën me bar artificial të Komunës së Gostivarit.
Ohër
(qytetet tjera të mbuluara nga kjo përzgjedhje: Strugë dhe Dibër)
Data e PËRZGJEDHJES së kandidatëve më 17.05.2022 (e martë)
Mbledhja në ora 14.30 në Fushën me bar artificial – Biljanini Izvori Ohër.
Informacione te koordinatori rajonal Goce Toleski 078/208-604
Veles
(qytetet tjera të mbuluara nga kjo përzgjedhje: Gradsko)
Data e PËRZGJEDHJES së kandidatëve më 19.05.2022 (e enjte)
Mbledhja në orën 10:00 në Stadiumin e Qytetit në Veles.
Informacione te koordinatori rajonal Dime Todorovski 070/607-602
Prilep
(qytetet tjera të mbuluara nga kjo përzgjedhje: Krushevë, Makedonski Brod, Кavadarci dhe Negotinë)
Data e PËRZGJEDHJES së kandidatëve më 19.05.2022 (e enjte)
Mbledhja në ora 12.30 në Fushën me bar artificial të Komunës së Prilepit.
Informacione te koordinatori rajonal Toni Naumoski 078/308-575
Manastir
(qytetet tjera të mbuluara nga kjo përzgjedhje: Resnjë, Demir Hisar)
Data e PËRZGJEDHJES së kandidatëve më 19.05.2022 (e enjte)
Mbledhja në ora 17.30 në Fushën me bar artificial të Komunës së Manastirit.
Informacione te koordinatori rajonal Lazo Gashtarov 076/282 070
Strumicë
(qytetet tjera të mbuluara nga kjo përzgjedhje: Gjevgjeli, Vallandovë, Radovish, Dojran, Berovë, Pehçevë dhe Demir Kapi )
Data e PËRZGJEDHJES së kandidatëve më 24.05.2022 (e martë)
Mbledhja në ora 12.30 në Fushën me bar artificial të Komunës së Strumicës.
Informacione te koordinatori rajonal Vasko Georgiev 075/259-453
Shtip
(qytetet tjera të mbuluara nga kjo përzgjedhje: Koçani, Vinicë, Sveti Nikole, Probishtip, Dellçevë, Kratovë, Kriva Pallankë, Makedonska Kamenica)
Data e PËRZGJEDHJES së kandidatëve më 24.05.2022 (e martë)
Mbledhja në ora 15.00 në Fushën me bar artificial të Komunës së Shtipit.
Informacione te koordinatori rajonal Dimitar Maxhunarov 078/476-715
Shkup
(qytetet tjera të mbuluara nga kjo përzgjedhje: Kumanovë)
Data e PËRZGJEDHJES së kandidatëve më 26.05.2022 (e enjte)
Mbledhja në ora 09:00 në Qendrën Stërvitore të FFM-së – Tribuna në terren 1.
Informacione te koordinatori rajonal Zvonko Zllatanovski 078/377-068 në e-mail zvonko.zlatanovski@ffm.com.mk
Do të ketë një raund përzgjedhjeje.
Kandidatët gjatë aplikimit duhet të japin emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, klubin në të cilin luajnë dhe pozicionin në të cilin luajnë.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një vërtetim për kryerjen e kontrollit mjekësor nga një institucion i autorizuar për mjekësi sportive (jo më i vjetër se 4 muaj) se është i aftë për trajnime dhe gara, të cilët duhet të dorëzohen para përzgjedhjes.
Secili kandidat duhet të marrë me vete pajisjet e veta sportive (veshjet sportive, fanella, pantallona të shkurtra, çorape, mbrojtëse, këpucë për futboll, bluzë rezervë dhe maskë mbrojtëse (dhomat e zhveshjes nuk do të përdoren).
Përzgjedhja e marrë nga SHMSH „Akademia Sportive” do të aplikohet plotësisht në përzgjedhje.