Instituti i Pedagogjisë pranë Fakultetit Filozofik në Shkup është institucion i cili jep kontribut të madh në zhvillimin dhe mbështetjen e modernizimit të sistemit edukativo- arsimor në vendin tonë.
Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me delegacionin e këtij Instituti, ku përveç bashkëpunimit të deritanishëm mes dy institucioneve, u diskutua edhe për politikat e ardhshme për mbështetjen dhe zhvillimin e arsimit të lartë dhe veprimtarisë shkencore.
Ministri Shaqiri u njoftua si dhe u ftua të marr pjesë në Konferencën e ardhshme shkencore ndërkombëtare që do të mbahet me rastin e Jubileut të madh -75 vjetorit të themelimit të Institutit të Pedagogjisë, nga data 16 - 18 maj në Ohër, me ç`rast theksoi se me kënaqësi e pranonftesën të jetë pjesë e konferencës ku do të debatohet edhe për çështjet aktuale në fushën e arsimit.
Drejtuesi i Institutit të Pedagogjisë, i cili gjithashtu është kryetar i këshillit organizativ të Konferencës, prof. dr. Elizabeta Tomevska - Ilievska, tha se qëllimi i konferencës është afirmimi dhe promovimi i veprimtarisë së Institutit të Pedagogjisë, si dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim me profesorë universitarë, ekspertë të arsimit, edukatorë, praktikantë dhe studentë nga vende të ndryshme.