Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e mjeteve, për financim të shpenzimeve të materialeve dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura për vitin 2022

Konkurs për ndarjen e mjeteve, për financim të shpenzimeve të materialeve dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura për vitin 2022

 

Në bazë të nenit 50 paragrafit 1 dhe nenit 52-a paragrafit 2 të Ligjit për Veprimtari  Kërkimore- Shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 ), neni 2 dhe 3 të  Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së kërkuesve shkencorë vendorë në tubimet shkencore ndërkombëtare dhe qëndrimet studimore  jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 156/19) neni 1 dhe 2 të Rregullores për plotësimin e Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së kërkuesve shkencorë vendorë në tubimet shkencore ndërkombëtare dhe qëndrimet studimore jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 88/21) si dhe Aktvendimit për  Shpalljen  e Konkursit për ndarjen e mjeteve për financimin e shpenzimeve materiale dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtuara për vitin 2022 nr.15-2606/1 01.03.2022 , Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

 

K   O   N   K   U   R   S    

për ndarjen e mjeteve, për financim të shpenzimeve të materialeve dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura për vitin 2022  

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs publik për ndarjen e mjeteve për financimin e shpenzimeve të materialeve dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet e mbajtura shkencore  për vitin 2022. 

Të drejtë të mjeteve për organizimin e tubimeve shkencore kanë subjektet që kryejnë veprimtari kërkimore  shkencore: universitete publike dhe universitete private - në njësitë e tyre të orientuar në shkencë (institutet shkencore) dhe në njësi të orientuara në arsim  bazuar në shkencë (fakultete), ASHAM, institucione të pavarura të arsimit të lartë shtetëror, institucione të pavarura private të arsimit të lartë, institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera, institucione shkencore private dhe kërkues të  pavarur ( të regjistruara në Regjistrin e subjekteve për realizimin e veprimtarisë kërkimore - shkencore në kuadër të  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës).

Fletëparaqitja për ndarjen e mjeteve për financimin e shpenzimeve materiale dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura, si dhe dokumentacionin përjcjellës i dorëzon  organizatori i tubimit shkencor..  

Dokumentet e nevojshme për aplikim në Konkurs janë::

fletëparaqitje të plotësuar (fletëparaqitja mund të merret në  Sektorin për Shkencë dhe Inovacion  pranë Ministrisë së Arsimit dh Shkencës)  me nënshkrim të nënshkruesit të autorizuar dhe vulën e institucionit, arkivuar në arkivin e parashtruesit të fletëparaqitjes; 

vendim nga organizatori për mbajtjen e tubimit shkencor;

vendim për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimi shkencor dhe

program për punë të tubimit shkencor me numër të pjesëmarrësve 

 Organizatori i tubimit shkencor është i detyruar të dorëzojë dokumentacionin e  kërkuar në përputhje me pikën 4 të këtij Konkursi. Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.

Nëse organizatori i tubimit shkencor organizon tubim shkencor me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronik në njërën nga platformat për komunikim të disponueshme dorëzohet dëshmi se tubimi shkencor është organizuar me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronik dhe lista e pjesëmarrësve të pranishëm të tubimit shkencor të mbajtur.

Organizatori i tubimit shkencor dorëzon ftesë për pjesëmarrje të tubimit shkencor deri te përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Organizatori i tubimit shkencor është i detyruar deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës të dorëzojë Raport me specifikimin e shpenzimeve të bëra dhe dy ekzemplarë të përmbledhjes së punimeve më së voni gjashtë muaj nga mbajtja e tubimit shkencor.

Mjetet të cilat ndahen për organizimin e tubimeve shkencore llogariten në varësi të numrit të pjesëmarrësve në tubimin shkencor dhe mjetet në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin aktual. 

Kërkuesit shkencorë vendas, të cilët janë pjesëmarrës në tubimet e mbajtura shkencore dhe organizatori i tubimit shkencor pajtohen:

- të regjistrohen (para se të dorëzohet aplikimi) në sistemin kombëtar të informacionit E-CRIS.MK për veprimtari kërkimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me profil aktiv dhe të azhurnuar; 

- ta publikojnë përmbledhjen e punimeve (në përputhje me të drejtën e botuesit) në repozitoriumin e fakultetit amë / institucionit shkencor / universitetit më së voni gjashtë muaj nga mbajtja e tubimit; 

- punimet, gjithashtu, duhet të përfshihen në Bibliografinë reprezantuese  ose Personale të autorëve në sistemin nacional E-CRIS.MK;

Linku për E-CRIS.МК: https://e-cris.mk.cobiss.net/public/jqm/cris.aspx?lang=mac&opdescr=home&opt=1

 

Fletëparaqitjet dhe dokumentet të shënuara në pikën 5 dhe 6 të këtij Konkursi duke filluar prej 01.03.2022 në përfundim me 25.11.2022, dorëzohen në adresën në vijim ose në arkivin e:

 

MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS

Sektori për shkencë dhe inovacione

bul. „Shën Kirili dhe Metodi “ nr. 54

1000 Shkup

 

 

Informata shtesë për Konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, personat për kontakt:

Ollga Dukovska Atov, zyrja numër 1410 ose telefoni 02-3140-185

Teuta Dashi, zyrja numër 1410 ose telefoni 02-3140-185              

 

 

MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS

 

                                                             

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar