Në bazë të nenit 12 paragrafit 1 dhe 2 të Ligjit për arsimin fillor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/2019, 229/20) dhe nenit 1, 3 dhe 4 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën për zgjedhjen e mësimdhënësve për arsim fillor për kryerjen e punëve edukativo-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit nr. 12-8133/1 të datës 28.08.2020 dhe nr.12-2805/1 të datës 15.02.2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
K O N K U R S
për zgjedhjen e mësimdhënësve për kryerjen e punëve edukative-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit
1. Shpallet konkurs për kryerjen e punëve edukativo-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit për këto shtete:
Republika e Gjermanisë
- Një (1) mësimdhënës në Bohum, Elendorf, Vupertall dhe rrethinë (me mësim në Gjuhën shqipe),
- Një (1) mësimdhënës në Hamburg, Hanover, Llacen, Bremen, Pineberg dhe rrethinë (me mësim në Gjuhën maqedonase)
- Një (1) mësimdhënësnë Hambgurg dhe rrethinë (me mësim në gjuhën shqipe),
- Një (1) mësimdhënës në Ulm, Faingen Enc, Shtudgart, Sindellfingen dhe rrethinë (me mësim në Gjuhën maqedonase)
Republika e Francës
-Një (1) mësimdhënës në Kantelleu, Verno, Pantan dhe rrethinë (me mësim në Gjuhën maqedonase)
Republika e Sllovenisë
- Një (1) mësimdhënës në Kranj, Nova Goricë, Koper, Lubjanë, Divaçë, Ajdovçinë, Kozinë, Hrple dhe rrethinë (me mësim në gjuhën maqedonase),
Konfederata Zvicerane
- Një (1) mësimdhënës në Zhenevë, Danzh, Eshallan, Veve, Iverdon, Friburg dhe rrethinë (me mësim në gjuhën maqedonase).
1.1. Mësimi do të realizohet në gjuhën e mëposhtme:
Republikën e Gjermanisë – dy(2) mësimdhënës me mësim në gjuhën shqipe dhe dy(2) mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase,
Republikën e Francës –një (1) mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase,
Republikën e Sllovenisë –një (1) mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase,
Konfederata Zvicerane – një(1) mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase.
- Kandidatët e interesuar është e nevojshme t`i plotësojnë kushtet në vijim:
- - Të ketë përfunduar arsimin e lartë për mësimdhënës të grupit klasor, pedagog, mësimdhënës i gjuhës maqedonase ose mësimdhënës i gjuhës shqipe (shkallën VII/1, përkatësisht VI A sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve ose me 240 kredi EKTS);
- - Të ketë përvojë pune së paku pesë vjet në shkollën fillore;
- - Të njeh gjuhën e shtetit për të cilën aplikon, gjegjësisht për vendet e punës në Republikën e Gjermanisë është e nevojshme njohjen e gjuhës gjermane, për Republikën Franceze është e nevojshme të njeh Gjuhën frënge, për Republikën e Sllovenisë është e nevojshme njohja e gjuhës sllovene dhe për Konfederatën Zvicerane është e nevojshme të njeh gjuhën frënge;
- Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Vërtetim se nuk i është shqiptuar sanksion për kundërvajtje ndalim në kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kohëzgjatja e angazhimit të mësimdhënësit zgjat katër vjet.
Kontrollimin e njohjes së gjuhës së shtetit për të cilin konkurron kandidati i paraqitur e kryen Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Mësimdhënësi i përzgjedhur, në afat prej 15 ditëve nga dita e lidhjes së kontratës së punës, është i detyruar të realizojë kontakt personal me personin përgjegjës në Agjencinë e Emigracionit dhe të lërë të dhënat e kontaktit të tij..
- Dokumentet e nevojshme:
- Lutje;
- - Diplomë për arsimin e lartë të kryer ose Certifikatë për arsimin e lartë të kryer ku do të mund të përcaktohet mesatarja, kopje të verifikuar në noter;
- Biografi të shkurtër;
- Vërtetim për përvojën e punës në shkollën fillore;
- - Vërtetim për njohjen e gjuhës së shtetit për të cilin aplikojnë, kopje të verifikuar në noter
- Vërtetim se nuk i është shqiptuar sanksion për kundërvajtje ndalim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zyrtarisht, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit, do të sigurojë certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Orari ditor i punës së mësimdhënësit:
- 8 orë varësisht nga organizimi i punës edukativo-arsimore të mësimdhënësit,
4.1.Orari javor i punës së mësimdhënësit:
- së paku5 (pesë) ditë në javë.
4.2.Kompensimi bazë për punë jashtë vendit të mësimdhënësit është:
· Konfederata Zvicerane – 2.600CHF,
· Republika e Gjermanisë – 1.740 ЕUR,
· Republika e Francës – 1.900 ЕUR,
· Republika e Sllovenisë - 1640 ЕUR.
Dokumentet parashtrohen në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së konkursit në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. “Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup, me shënim “Konkurs për mësimdhënës jashtë vendit”.
Dokumentet dorëzohen në origjinal ose kopje të verifikuar në noter.
- Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni i formuar me aktvendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës në afat prej 30 ditëve nga dita e përfundimit të Konkursit.
Dokumentet e dorëzuara të pakompletuara dhe jo në kohë nuk do të merren parasysh.