Spiun, gënjeshtar, informator, tradhëtar, ankues janë disa nga emrat nënçmues për personat që guxojnë të denoncojnë korrupsionin në vendin e punës.Nisma rajonale kundër korrupsionit, në kuadër të projektit “Thyerja e heshtjes:Avancimii Politikave dhe Kulturës së sinjalizuesve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë", financuar nga Bashkimi Europian, bëri eksperiment socialme qëllim të ndërgjegjësimittë opinionit , veçanërisht te të rinjve , për rëndësinë sinjalizimit dhe luftën kundër korrupsionit.
Në videon e eksperimentit social "Bilbili për guximtarët"”, gjashtë të rinj janë të ftuar në një kasting falso për reklamë televizive. Ata bien viktima të regjisorit të paskrupullt dhe kanë zgjedhje të qartë: të flasin për sjellje të gabuar ose të heshtin. Me çrast, ata mësojnë se si është ndjenja të bëhesh sinjalizues, cila është forca lëvizëse për sinjalizuesin dhe me çfarë sfidash përballet sinjalizuesi.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bashkëpunon me Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit dhe kontribuon në mënyrë aktive në përmirësimin e mbrojtjes së sinjalizuesve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për denoncimin e korrupsionit. Arsimi është shtyllë kyçe në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në vlerat qytetare dhe integritetin e individit. Reforma në arsimin fillor hedh bazat për edukimin afatgjatë të brezave që do të kundërshtojnë korrupsionin.