Për të dytin vit radhazi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vetëqeverisjet lokale dhe sektori i biznesit sëbashku zbulojnë profilet të cilët mungojnë në industrinë dhe ekonominë maqedonase me qëllim të drejtimit të duhur të politikës së regjistrimit për vitin akademik 2022 / 2023. Sot dialogu „Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm“vazhdoi në Komunën e Kriva Pallankës dhe Kumanovës. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu tha se është shumë e rëndësishme që konkursi për regjistrim nuk do të përpunohet në bazë të kabinetit por sipas nevojave.
„Për ne si ministri është shumë e rëndësishme të dëgjojmë në terren se çfarë profile të punëtorëve kanë nevojë punëdhënësit lokal dhe ti inkurajojmë ata të përfshihen në edukimin e tyre, duke hapur kompani për nxënësit dhe realizimin e punës praktike. Vetëme krijimin e përbashkët të programeve arsimore mund të prodhohet kuadro cilësor e gatshme të përgjigjet në kërkesat e tregut të punës“, tha Aliu.
Zëvendësministri përmendi se mbi 90% e 400 kompanive të anketuara nga Ministria, shprehën dëshirën për tu përfshirë dhe për të ndihmuar në zbatimin e arsimit dual, i cili prej dekadash zbatohet me sukses në vendet e Evropës Perëndimore, nga ku ne si vend marrim përvojë. Nga kjo rrjedhin pritshmëritë se edhe këtë vit do të ketë rritje në numrin e paraleleve duale në shkollat e mesme profesionale.
Aliu përkujtoj se në vitin aktual janë hapur 97 paralele duale në të cilat ndjekin procesin arsimor 1400 nxënës. Prej tyre, në Komunën e Kriva Pallankës janë hapur 4 paralele duale në degën mekanike, elektrike dhe hotelierike, ndërsa në Komunën e Kumanovës 6 paralele duale në shërbime bujqësore, kimiko-teknologjike dhe dega për shërbime personale.
Duhet të përmendi se përveç gjasave për punësim të shpejtë pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional, motiv i rëndësishëm për regjistrimin në paralelet duale janë edhe bursat e dhëna nga MASH për nxënësit e këtyre profileve. Bursa mujore për nxënësit në paralelet duale është 3500 denarë, që është një e ardhur e mirë që studentët mund ta fitojnë gjatë shkollimit, tha Aliu.
Ai falënderoi Ambasadën e Zvicrës me ndihmën e të cilit u realizua dialogu „Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm“, ndërsa nxënësve të klasës së nëntë, të cilët së shpejti do të përballen me vendimin se ku do të regjistrohen pas përfundimit të arsimit fillor u rekomandoi që të shikojnë me kujdes mundësitë që ofron arsimi dual si në drejtim të përvetësimit të aftësive dhe njohurive që mundësojnë punësim më të lehtë, ashtu edhe në aspektin e gatishmërisë më të madhe për të studiuar në një nga fakultetet teknike.