Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Tërpevska: Arsimi është themeli mbi të cilin ngitet edhe përparimi i Gjuhës Maqedonase

Tërpevska: Arsimi është themeli mbi të cilin ngitet edhe përparimi i Gjuhës Maqedonase

 

Tërpevska: Arsimi është themeli mbi të cilin ngitet edhe përparimi i Gjuhës Maqedonase

 

 

Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare,jemi krenarë që gjeneratat para nesh janë kujdesur dhe e kanë ruajtur gjuhën tonë amtare Gjuhën maqedonase dhe si Qeveri dhe Ministri e Arsimit dhe Shkencës jemi të fokusuar ndaj gjeneratave të ardhshme dhe vazhdimisht investojmë në përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit  si themel mbi të cilin bazohet përparimi i Gjuhës maqedonase.Këtë e theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Aneta Tërpevska, në manifestimin e Institutit të GjuhësMaqedonase “Kërste Misirkov” në Shkup, ku pjesa më e madhe e programit iu kushtua nxënësve të shkollave fillore komunale të qytetit të Shkupit, të cilët e mbajnë emrin e revolucionarit të madh maqedonas Goce Dellçev, për nderë  të 150 vjetorit të lindjes së tij.

Tërpevska theksoi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për projektet e Institutit të Gjuhës Maqedonase për hulumtimin trevjeçar të leksikut të prozës popullore dhe foli për politikat arsimore që përparojnë mësimin në gjuhën amtare në vend, kume kushtetutë është garantuar e drejta e nxënësve - pjesëtarë të bashkësive  që të arsimohen në gjuhën e tyre amtare në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Mësimin e rregullt në gjuhën e tyre amtare,e ndjekin edhe pjesëtarët e bashkësive  etnike shqiptare, turke dhe serbe, ndërsa nga viti shkollor 2018/2019 është futur mësimi i rregullt në gjuhën boshnjake.Me zbatimin e Ligjit për Arsimin Fillor nga viti 2019, është mundësuar edhe përkujdesi  i gjuhës dhe kulturës së komuniteteve më të vogla etnike përmes lëndës zgjedhore Gjuha dhe kultura e romëve / serbëve / turqve / vllehëve / boshnjakëve.“Shpresoj se së bashku do të kontribuojmë në forcimin e vlerave të përbashkëta të shoqërisë sonë dhe diversitetit gjuhësor dhe se kjo do të jetë shtyllë e kohezionit ndëretnik dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, theksoi Tërpevska.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare shënohet  më 21 shkurt, shpallur nga UNESCO në sesionin e 30-të të Konferencës së Përgjithshme të vitit 1999. Në vitin 2000, 21 Shkurti u promovua si Dita e Diversitetit Gjuhësor dhe Kulturor dhe Shumëgjuhësisë.

Data u zgjodh në kujtim të demonstratave tragjike të studentëve të Universitetit  Daka , të cilët u vranë nga policia gjatë demostratave  të  lëvizjes përGjuhën bengale  më 21 shkurt 1952.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar