Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Në rrjedhë është aplikimi për racion të subvencionuar për studentët të cilët deri më tani nuk e kanë realizuar këtë të drejtë

Në rrjedhë është aplikimi për racion të subvencionuar për studentët të cilët deri më tani nuk e kanë realizuar këtë të drejtë

 

Në rrjedhë është aplikimi për racion të subvencionuar për studentët  të cilët deri më tani nuk e kanë realizuar këtë të drejtë

 

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se në rrjdhë është aplikimi për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për studentë,  për studentët të cilët i  plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për Racionin  e Subvencionuar për Studentë, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ ose ta realizojnë këtë të drejtë deri tani. Kjo mundësi është në dispozicion  çdo muaj edhe atë nga data 20  deri më 30, gjegjësisht në datën 31 të muajit  .

Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, gjegjësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë  elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe në mënyrë të thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente - fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe shënohen të dhënat e llogarisë personale të transaksionit. 

Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, me të cilin të rinjve ndjeshëm iu lehtësohet jeta gjatë studimeve, përkatësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme. Të drejtë për këtë mbështetje financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilët nuk janë në marrëdhënie pune të rregullt,  nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore pas çfarëdo lloj baze më të madhe se paga minimale.

 

Të drejtën e racionit të subvencionuar për student deri më tani e kanë realizuar mbi 27 mijë studentë të cilëve rregullisht iu transferohen mjetet në llogaritë personale të transaksioneve.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/24/2024

11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar