Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takim pune i Shaqirit me drejtorin e Agjencisë për Cilësi të Arsimit të Lartë Agim Rushiti

Takim pune i Shaqirit me drejtorin e Agjencisë për Cilësi të Arsimit të Lartë Agim Rushiti

 

Takim pune i Shaqirit me drejtorin e Agjencisë për Cilësi të Arsimit të Lartë Agim Rushiti

 

Në takimin e sotëm mes ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me drejtorin e Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë, Agim Rushiti u diskutua në lidhje me atë si të rritet numri i fakulteteve me akreditim ndërkombëtar, të inkurajohet realizimi i programeve cilësore të studimit dhe të promovohet hulumtimi në master dhe doktoraturë si programe atraktive në nivel ndërkombëtar.

 

Bashkëbiseduesit shprehën qëndrim të përbashkët se përpjekjet e të dy institucioneve për përmirësimin e sistemit të arsimit të lartë do të intensifikohen në periudhën e ardhshme, sepse ai duhet të përparojë, dhe kjo kërkon përfshirjen e vetë menaxhmentit dhe stafit në universitete dhe fakultete. Ata duhet të punojnë më shumë për të rritur konkurencën e tyre dhe në këtë mënyrë të avancohen në rang listën botërore, që do nënkuptojë tërheqjen e një numri më të madh studentësh jo vetëm vendas, por edhe të huaj.

 

Ministri Shaqiri tha se Agjencia, e cila është një institucion relativisht i ri, ka mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në punën e saj dhe se pret që menaxhmenti t`i arrijë qëllimet në përputhje me programin e punës.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar